Ronaldo fiton çmimin “Lojtari i Muajit” për dhjetorin

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin “Lojtari i Muajit” për dhjetorin. Ky çmim jepet nga tifozët e Real Madrid të cilët zgjedhin çdo muaj lojtarin më të mirë të skuadrës. Ky vlerësim për 33 vjeçarin vjen pasi ai shënoi në Kupën e Botës për klube plot 5 gola duke i dhënë këtë trofe ekipit të tij. Aktualisht Ronaldo po zhvillon sezonin më të dobët në karrierën e tij te Real Madrid.

Ai ka shënuar vetëm 4 gola në 19 ndeshje të La Ligas dhe Reali është 19 pikë larg Barcelonës. Madrilenët pozicionohen në vendin e katër në tabelën e klasifikimit duke vendosur në rrezik zonën Champions. Ronaldo dhe Reali kanë një mision shumë të vështirë për të shpëtuar këtë sezon dhe ajo është fitimi i Champions League për të tretin vit radhazi dhe fitimin e “Kupës së Spanjës”.

Të tjera

Abissnet