Roma mposht Juventusin, garë e fortë për Champions-in (VIDEO)

Juventusi që tashmë është shpallur kampion në Itali ka “toleruar” përballë Romës.

Bardhezinjtë janë mposhtur 2-0 në “Olimpico”, një rezultat që mban verdhekuqtë në garë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

45 minuat e para u mbyllën në barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë romanistët e kërkuan me ngulm fitoren.

Goli i parë u shënua nga Florenzi në minutën e 79′, ndërsa në minutën e dytë të shtesës Dzeko vulosi rezultatin në 2-0.

Me trepikëshin e sotëm Roma shkon në 62 pikë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur. Gara e Champions-it është bërë tejet interesante pasi në lojë janë Atalanta, Interi, Milani, dhe Roma, që kanë diferencë të ngushtë pikësh me njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet