Robert Budina: Nuk jam dënuar kurrë përgënjeshtrojeni, ose do të paditeni!

Pas akuzave se kishte një dënim nga gjykata për vjedhje fondesh regjisori dhe producenti Robert Budina ka deklaruar ne Facebook se:

“Më datë 10.07.2018 është publikuar në disa media online dhe televizione një lajm i rremë ndaj personit tim si i dënuar nga gjykata e rrethit Tiranë i cili ka marrë vendimin e formës së prerë nga gjykata e apelit për shpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike.

NË PËRGJEGJËSI TË PLOTË CIVILE DHE JURIDIKE DEKLAROJ: UNË ROBERT BUDINA, NUK JAM PADITUR KURRË NGA ASNJË LLOJ INSTITUCIONI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, E AQ MË PAK DËNUAR KURRË NGA ASNJË LLOJ GJYKATE.

Kërkoj nga mediat që e kanë publikuar lajmin e rremë, përgënjeshtrimin e tij brënda 24 orëve, në emër të dinjitetit dhe punës shumë vjeçare që kam mbi supe. Çdo mosveprim ndaj kësaj kërkese do të shoqërohet me padi civile dhe penale ndaj të gjitha mediave që kanë publikuar këtë lajm të rremë dhe abuziv.

Ky veprim i dëshpëruar i fabrikuar nga pushteti dhe mediave pranë tij, më bindin plotësisht që beteja që kemi nisur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe pronës publike duhet çuar deri në fund, në emër të qytetarisë, dinjitetit dhe padrejtësive që i bëhen qytetarëve të këtij vëndi.

Me respekt Robert Budina”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet