I riu shqiptar vdes në spital

Pasi ka qëndruar katër muaj në spital, një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në spitalin e San Martinos në Xhenoa. Shtetasi që ka vdekur quhet Albion Kapedani. Ai ishte lënduar rëndë, pas përpjekjes së tij për të kapur trenin në lëvizje. Mediat italiane shkruajnë se prokuroria ka nisur hetimet për “vrasje”, duke vënë nën akuzë tre persona, ndër të tjera edhe makinistin e trenit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 21 shtator 2017, kur i riu shqiptar kishte tentuar të hipë në tren, por ishte rrëzuar përdhe me forcë. Hetuesit janë duke pyetur dëshmitarë, sikundër nga ana tjetër janë duke u kontrolluar edhe kamerat e sigurisë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në shtetin tonë fqinj e Italisë. /D.Xh/

 

 

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet