I riu shqiptar masakrohet në Athinë, tentojnë t’ja rrëmbejnë të dashurën

Skena të dhunshme janë shfaqur në Athinë mëngjesin e djeshëm. Një grup personash të maskuar kanë sulmuar një të ri shqiptar dhe kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë të dashurën. Viktima është një i ri shqiptar, që ka lajmëruar përnjëherë policinë, e cila ka arritur të vërë në pranga një nga autorët e ngjarjes. Gjithçka ka ndodhur në rrugën “Perandori Angels” kur tre persona me thika dhe me kapuç në kokë kanë sulmuar një shqiptar duke e goditur tre herë në trup. Shqiptari ka përfunduar i sulmuar dhe i përfunduar në gjak e më tej tre personat me maska kanë tentuar që t’ja rrëmbejnë me forcë të dashurën, duke e tërhequr drejt një makine të parkuar në zonë, por se nuk ia kanë arritur dot qëllimit. Viktima ka kërkuar ndihmë nga patrulla e policisë e cila ishte nën monitorimin e zonës. Pas përndjekjes së policisë, u bë e mundur që të vihet në pranga një prej personave. Mendohet se agresorët janë shqiptarë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, personi që u kap ishte shqiptar. Ai kishte qenë më herët i dënuar për grabitje dhe vjedhje, me precedentë të shumtë penalë si dhe ishte depërtuar katër herë nga Greqia. Sulmin e fundit ai e kishte kryer në Solon, ku së bashku me një tjetër shqiptar kishte tentuar të grabis një student. Hetuesit kanë ngritur dyshime se po i njëjti person është përfshirë në akte të tjera të rënda dhe kriminale të tilla si plaçkitja dhe shitja e lëndëve narkotike. Ai e kryente aktivitetin në lagjen e njohur si “Exarchia”.

 

 

 

 

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet