Rita Ora “shokon” MTV EMA-n. Del me robdeshambër në tapetin e kuq (FOTO)

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Rita Ora i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj në MTV EMA 2017.

26-vjeçarja eci në tapetin e kuq me rroba banjoje të bardha, robdishambër, një peshqir rreth kokës dhe bizhuteri vezulluese, ngjarje kjo e cila do mbahet në Londër.

Ajo mesa duket di si ta tërheqë vëmendjen, e t’i bëjë njerëzit të flasin për të.

Rita Ora më pas ka ndërruar veshje dhe ka vazhduar drejtimin e evenimentit.