Rita Ora ndjek nga larg ndeshjen Kosovë-Angli, ja për kë bën tifo ajo (Foto)

Ndërsa po zhvillohet ndeshja Kosovë-Angli në stadiumin “Fadil Vokrri”, këngëtarja shqiptare Rita Ora ka treguar se po e ndjek përballjen e rëndësishme, edhe pse nga larg.

Rita është lindur në Kosovë, por rritur në Angli dhe gjithmonë ka treguar se i do shumë të dyja shtetet.

Këtë gjë e ka treguar edhe sot përmes një postimi në “Instastory”, ku këngëtarja nuk i ka kursyer uratat për dy kombëtaret e saj të zemrës.

Rita nuk ka ditur ta ndajë se për cilën nga ekipet bën më shumë tifo, por në postimin e saj ajo shkruan:

Shumë fat për Anglinë dhe Kosovën sot, dy shtëpitë e mia!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet