Rita Ora: Mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët

Publikuar më 09. 11. 2017 nga Elidona Syla

Të ndihet si pronare e shtëpisë në Londër, e cila ka adoptuar teksa ende ishte duke trokitur në një studio në Portobello, i jep asaj ndjenjat më të bukura. Të dielën mbrëma do të jetë ajo që do të prezantojë “MTV Ema 2017” në “Wembley Arena”, në qytetin ku ajo dhe prindërit e saj kanë emigruar vite më parë.

“Dua të shijoj momentin. Jam e padurueshme, dua gjithmonë të përmirësohem. Por kurrë nuk kam kursyer veten në punë dhe as në marrëdhënien me publikun tim. E kur vijnë momente të tilla kupton se çdo përpjekje ka një sens. Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, është shprehur Rita Ora gjatë intervistës për “Corriere della sera”.

Në vitin 1991 Rita Ora ishte një fëmijë kosovar në arratisje me familjen e saj, teksa Jugosllavia e atëhershme filloi të shkatërrohej me riskun e gjeopolitikës. Sot, 26 vjet më vonë, midis kandidatëve të rinj në rolin e mbretëreshës së popit, ndoshta ajo është personi më i mirë për të përzier talentet, shkruan “Corriere della Sera” për këngëtaren me origjinë shqiptare.

“Sepse në CV-në e saj nuk ka vetëm shumë muzikë: ka marrë pjesë në programe të ndryshme televizive, ku ka qenë pjesë e jurisë së “X Factor” në Britaninë e Madhe, më pas aktore dhe e preferuar shumë nga shtëpitë e modës”, vijon shkrimi.