Risia e Instagramit, aplikacion që njeh gjuhët që shkruhen nga e djathta në të majtë

Publikuar më 01. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Rrjeti social Instagram konfiguroi të gjithë aplikacionin për të njohur gjuhët nga e djathta në të majtë.

Tanimë “Instagrami” do të inkurajojë edhe gjuhët hebraishte, arabe dhe persishte, në total 36 gjuhë të cilat shkruhen nga e djathta në të majtë.

Përse iu desh kaq shumë kohë Instagramit për të përkrahur tri gjuhët e famshme? Sepse shtimi i një gjuhe si arabishtja apo hebraishtja për softuerin e shkruar në anglisht nuk është aspak e lehtë dhe duhej medoemos konfigurimi i gjithë aplikacionit.

Për momentin aplikacioni do të jetë i aksesueshëm për Android, ndërkohë që përdoruesit e iOS-it duhet të presin. Android do të ndihmojë veçanërisht përdoruesit në Arabi, ku sistemi në fjalë përdoret nga 70 për qind e përdoruesve.