Rishikohet buxheti, nuk ka rritje pagash e pensionesh 

Akti normativ i buxhetit nuk u rivlerësua vetëm prej tërmetit. Qeveria shkurton 3 mld dollarë prej mosvjeljes së taksave. 450 mln lekë shtesë për policët, 1 mld për Bypass-in e Fierit dhe 1 mld lekë për Bulevardin e Tiranës.

Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2019, për të përballuar pasojat e tërmetit të 21 shtatorit. Megjithatë, ndryshimet shkojnë përtej përballimit të problemeve që shkaktoi tërmeti. Akti është depozituar në Kuvend dhe ndër të tjera, ndryshimet sigurojnë financimin për disa zëra sensitivë të shpenzimeve korrente, si fondi rezervë, skema e fermerëve, skema e PAK-ut, arsimi i lartë, rendi, mbrojtja, etj, por nuk ka asnjë politikë stimuluese në fondin e pagave dhe pensioneve. Këto të fundit nuk preken as në planin afatshkurtër deri në vitin 2021, aty ku kufizohen parashikimet e dala në tabelën e treguesve fiskale të pasqyruara, bashkëngjitur Aktit Normativ të Buxhetit të tetorit 2019. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që Ministria e Financave rishikon buxhetin, duke shkurtuar me 30 mln dollarë buxhetin e pushtetit qendror për vitin 2019, ndërsa rishikon me ulje edhe të ardhurat që do të vijnë nga tatimet e taksat. Janë 30 milionë dollarë më pak që parashikohet të vijnë nga taksat, ku peshën kryesore e kanë parashikimet me ulje në mbledhjen e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe sigurimeve shoqërore, ndërsa në rënie parashikohen edhe të ardhurat jo tatimore, të cilat mblidhen kryesisht nga tarifat dhe gjobat. Në zërin e shpenzimeve qeveria ka vendosur që të shtojë fondin rezervë të buxhetit, si dhe të rishpërndajë disa projekte dhe programe në pjesën e investimeve publike.  Nga ndryshimi i buxhetit, përfituesi më i madh rezulton të jetë pushteti vendor. Për bashkitë janë shtuar 40 milion dollarë, të cilat do të përballohen nga të ardhurat e shtuara që pritet të sigurojnë nga taksat vendore. Së fundi pushteti vendor ka nisur të vjelë taksën e re të banesave dhe disa tarifa të shtuara sa i përket rentës minerare. Deri në fund të muajit gusht, të ardhurat nga TVSH nuk arritën  të mblidhen në masën 13 milionë dollarëve në krahasim me planin, ndërsa në rënie rezultuan edhe akcizat dhe taksat kombëtare. Nga ana tjetër në 6 muajt e parë të vitit, ngadalësim ka shfaqur edhe rritja ekonomike.

Tatimet

Në pakësimin e të ardhurave, peshë kanë pasur të ardhurat nga tatimet që kanë qenë më pak nga parashikimet. Por kjo nuk ka qenë aspak surprizë për qeverinë, e cila i parapriu duke ndërmarrë aksionin antiinformalitet. Prej muajit korrik, administrata tatimore dhe doganore ka nisur fushatën e inspektimit të bizneseve. Krahas masave administrative, nuk ka munguar edhe bllokimi i aktivitetit për një periudhë të pacaktuar kohore. Ndërkohë, e kundërta ka ndodhur me njësitë e qeverisjes vendore, të cilat kanë sjellë në buxhet më shumë të ardhura nga çfarë ishte parashikuar në fillim të këtij viti. Sipas Aktit Normativ, të ardhurat nga buxheti vendor për vitin 2019, nga 51 286 milionë lekë, janë 55 286 milionë lekë. ZËRAT QË PREKEN Shkurtimi i buxhetit me 30 milionë dollarë do të prekë skemën e sigurimeve shoqërore. Ndër zërat që preken është ai i transfertave, që bëhen nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që nuk preket niveli i kontributeve të parashikuara për t’u arkëtuar përgjatë këtij viti si edhe fondi që adresohet për skemën e pensioneve. “Fondi për indeksimin e pensioneve është 2 450 milionë lekë. Përdorimi i këtij fondi bëhet sipas përcaktimeve në nenin 61, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 ‘ Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, thuhet në Aktin Normativ të miratuar dje në mbledhjen e Qeverisë.

Fondet

Konkretisht në rishikimin e zërave dhe fondeve që reflektohen në Aktin Normativ,  Ministria e Brendshme përfiton  450 milion lekë për orët jashtë orarit për efektivët e Policisë së Shtetit dhe ushqim & orë pune FNSH/kursantët, si edhe 30 milion lekë për pagat e Gjendjes Civile; Ministria e Mbrojtjes përfiton shtesë 120 milion lekë për mirëmbajtjen e sistemit ‘Palantir’ dhe 330 milion lekë për misionet jashtë vendit. Më tej,  Ministria e Shëndetësisë përfiton 300 milionë lekë për skemën e personave me aftësi të kufizuar, si kompensim i financimit të Paktit për Universitetin, dakordësuar në janar 2019. Ministria e Arsimit përfiton 300 milion lekë për Arsimin Bazë, si kompensim i financimit të Paktit për Universitetin, dakordësuar në janar 2019. Ministria e Bujqësisë përfiton 200 milion lekë për Skemën e Fermerëve, për kompensimin e çmimit të qumështit. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës përfiton 1 miliardë lekë financim i huaj për të mundësuar avancimin e punimeve në By-Pass-in Fier dhe përfundimin e një krahu të rrugës dhe 370 milionë lekë shpronësimet në objektet e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfiton 800 milionë lekë për avancimin e projekteve kryesore të programeve të zhvillimit. Ministria e Kulturës përfiton 200 milionë lekë për shtimin e ritmit të punimeve për rikonstruksionin dhe pajisjet e godinës së TKOB, për të mundësuar përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm brenda afateve të parashikuara. Ministria e Bujqësisë përfiton 200 milionë lekë për vazhdimin e financimit të projekteve me fokus mbrojtjen e argjinaturave lumore, dhe sistemin e kanaleve ujitëse. Ministria e Financave përfiton shtesë 125 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për “Polin e Drejtësisë”.  Ministria e Shëndetësisë përfiton shtesë 90 milionë lekë për “Rikonstruksionin e godinës së Maternitetit të Vjetër”. Bashkia Tiranë përfiton shtesë  1 miliard lekë për avancimin e punimeve për projektin e “Bulevardit Verior dhe Rehabilitimit të Lumit të Tiranës”.

TREGUESIT FISKALE TE BUXHETIT TE KONSOLIDUAR 2015-2020
Fiscal indicators regarding consolidated budget of 2015-2020
Nr. E  M  E  R  T  I  M  I Buxheti 2020 Ne % te PBB Buxheti 2021 Ne % te PBB
I. Shpenzime Korrente 0.0% 0.0%
1 Personeli 82,973 4.4% 85,473 4.3%
Paga 68,209 3.6% 70,209 3.5%
Kontributi per Sigurime Shoqerore 11,764 0.6% 12,264 0.6%
Fondi i vecante i pagave 500 0.0% 500 0.0%
Politika te reja pagash 1,000 0.1% 1,000 0.0%
Arsimi i Larte nga te ardhurat e veta 1,500 0.1% 1,500 0.1%
5 Shpenzime per Fondet Speciale 191,185 10.2% 201,391 10.1%
Sigurime Shoqerore 138,965 7.4% 145,965 7.3%
Politika te reja pensionesh 2,520 0.1% 2,620 0.1%
Bonusi i Pensionisteve
Sigurime Shendetesore 44,200 2.4% 47,306 2.4%
Shpenzime per Kompensimin ne Vlere te Pronareve 5,500 0.3% 5,500 0.3%
Produkti i Brendshem Bruto (PBB) 1,869,208 100.0% 2,000,323 100.0%

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet