Rinumërohen 11 kutitë e Lezhës, parregullsi në 2 prej tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi sot 11 kuti votimi të bashkisë së Lezhës. Por hapja e kutive nuk ka mundur t’i sigurojë më shumë se 4 vota plus Eduard Ndocajt, i cili kandidoi përballë Pjerin Ndreut në Lezhë.

Sipas KQZ nga rinumërimi i 11 kutive të votimit për Lezhën, 9 prej tyre ishin korrekte, por në dy prej kutive u gjetën parregullsi.

Sipas KQZ, në total të 11 kutive të rinumëruara, Eduart Ndocajt i mungojnë gjithsej 4 fletë votimi.

Në Qendrën e Votimi 0714/1, Eduart Ndocaj ka marrë 14 vota, nga rinumërimi doli 15 vota.

Në Qendrën e Votimit 0705 rezultonte se Ndocaj kishte marrë 2 vota, sipas rinumërimit ai ka marrë 5 vota.

Rezultati u miratua me 4 vota pro dhe një kundër të kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet