Rinisja e kampionatiti/ Federata Italiane vendos datën se kur duhet të përfundojë Seria A

Federata Italiane e Futbollit ka folur për përfundimet e sezoneve të Serie A, Serie B dhe Serie C.

Objektivi i presidentit Gravina është ai që kampionatet të luhen në fushë të gjithë dhe të shmanget procesi i play-off.

Zyrtarisht, sezoni i 2020-ës do të mbyllej më datë 31 gusht, por turnetë duhet të mbyllen brenda datës 20 gusht.

Sakaq, jemi në pritje të një vendimi zyrtar nga ana e qeverisë më 28 maj dhe sa u takon kampionateve diletante, nga Serie D e poshtë, nuk do të luhet më.

Ndërkohë, ekzekutvi ka ndalur të gjitha veprimtaritë sportive deri më 14 qershor dhe për momentin, fundjava e duhur për të rinisur duket se është ajo e 20-21 qershorit, por nuk përjashtohet një leje për të nisur që më 13 qershor, data e caktuar fillimisht nga Liga e Serie A.

Kjo gjë, është lajmëruar se varet nga kurba e infektimeve në këto 7-8 ditët e fundit, kur mund të vijë miratimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet