Rindërtohet makineria e deshifrimit të kodeve të Luftës së Dytë Botërore

Pas afro 7 vjetësh punë është rindërtuar makineria e cila Luftës së Dytë Botërore e përdorur për të deshifruar kodet e luftës.

Makinerisë iu vendos emri i ilustratorit Heath Robinson, ndërsa shënonte një përpjekje në automatizimin e deshifrimit të kodeve të kapura.

Heath Robinson është rivendosur në Muzeun Kombëtar Britanik të Kompjuterikës.

U deshën disa vite punë që ekipi të vinte në punë makinerinë, që nisi të funksiononte në vitin 1943 në Bletcheley Park, që ishte kompjuteri i parë në botë i programueshëm.

Edhe pas lançimit të Colossus në 1944, Heath Robinson u përdor për të deshifruar mesazhet dërguar mes Hitlerit dhe Shtabit të Lartë të Ushtrisë.

Makineria vijoi funksionin deri në 1950. Ndërsa në fund të luftës së dytë botërore ishin vetëm dy “super Robinsonë” në punë dhe dy të tjerë në zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet