“Rimbursimi”/ Krijuan skema mashtrimi për përfitimin e TVSH, një në pranga

Në kuadër të operacionit të koduar “Rimbursimi”, policia e Shkodrës në bashkëpunim me atë të Tiranës zbuluan një grup i cili kishte krijuar skema mashtrimi për përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar në formë rimbursimi.

Sakaq, në zbatim të urdhër arresteve të lëshuara, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: K. M., 39 vjeç, banues në Tiranë (pronar i një firme tregtimi të miellit) dhe shpallja në kërkim e shtetasit grek D. Th., 46 vjeç, i cili i ka shitur firmën shtetasit K. M.

“Nisur nga hetimet e bëra në harkun kohor prej tre muajsh, ka rezultuar se këta dy shtetas bënin regjistrim fiktiv të subjekteve tregtare duke krijuar skema mashtrimi me qëllim përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi, dhe duke mos paguar taksat dhe tatimet, kanë shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 248 994 420 lekë “, njofton policia

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “Rimbursimi”

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe DVP Tiranë, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, nën drejtimin Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër.

Zbulohet një grup që kishte krijuar skema mashtrimi për përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Hetimin Tatimor Shkodër, në zbatim të urdhër arresteve të lëshuara, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: K. M., 39 vjeç, banues në Tiranë (pronar i një firme tregtimi të miellit) dhe shpallja në kërkim e shtetasit grek D. Th., 46 vjeç, i cili i ka shitur firmën shtetasit K. M.

Nisur nga hetimet e bëra në harkun kohor prej tre muajsh, ka rezultuar se këta dy shtetas bënin regjistrim fiktiv të subjekteve tregtare duke krijuar skema mashtrimi me qëllim përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi, dhe duke mos paguar taksat dhe tatimet, kanë shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 248 994 420 lekë.

Gjithashtu është marrë masa e pezullimit të ushtrimit të funksioneve publike për shtetasin Gj. K., 36 vjeç me profesion noter dhe masa “Detyrim paraqitjeje” për shtetasin A. B., 52 vjeç, të dy si pjesë e skemës së mashtrimit të krijuar nga shtetasit e mësipërm. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet