Rikuperohet euro, ja si qëndrojnë dollari dhe sterlina

Monedha e përbashkët europiane me sa duket ka arritur të rikuperojë humbjet e pësuara prej disa javësh. Tashmë euro ka vijuar rritjen që prej fillimit të këtij viti. Monedha është forcuar me 0.2 lekë për njësi nga dita e martë, për të mbërritur në kuotën e 123.6 lekëve.

Nga ana tjetër, dollari amerikan dhe paundi britanik kanë qëndruar në të njëjtat vlera me një ditë më parë. Dollari vijon të këmbehet në pikat e këmbimet valutor për 107.8 lekë, ndërsa monedha britanike për 137.5 lekë në blerje dhe 138.5 lekë në shitje.

Ndërkohë, dollari australian është rritur ndjeshëm me plot 0.4 lekë për njësi ndaj monedhës vendase, lekut. Tashmë, valuta këmbehet për 77 lekë në blerje dhe 78 le në shitje. Të njëjtin trend rritës ka ndjekur edhe dollari kanadez, i cili ka zhvlerësuar lekun me 0.3 pikë, për t’u ngjitur në kuotën e 81.3 lekëve.

Ndërsa ka mbetur e pandryshuar nga një ditë më parë vlera e frangës zvicerane, e cila fiksohet në kuotën e 109.8 lekëve. /Scan/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet