Rikthimi i celularëve “budallenj”

Publikuar më 08. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Nga Nokia 3310 e deri te Motorola Razr, celularët e vjetër po rikthehen fuqishëm. Ekspertët parashikojnë që shumë shpejt këta klasikë do të jenë trendi i ri, pasi konsumatorët po tërhiqen nga çmimet e ulta të tyre, shkruan tch. Gjithashtu, njerëzit po e kuptojnë se nuk kanë nevojë për gjithë ato funksione që ka një “smartphone” dhe po kthehen te funksionet bazike.

Në shkurt, Nokia nxorri në treg një version të ri të celularit 3310, 17 vite pas daljes së origjinalit. Ky celular ka lojën shumë të dashur “Snake” dhe kushton vetëm 66 dollarë.
Nga ana tjetër, iPhone X, i lançuar një javë më parë, kushton rreth 20 herë më shumë, me një çmim që nis nga 999 dollarë.