×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rikthim në jetë pas 14 ditësh në koma/ Si i humbi Shkëlzeni 27 kilogramë në përballjen me koronavirusin

Të dielën gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag» ka botuar një tekst për Shkëlzenin. Ai është një kosovar. Punon në aeroportin e Zürichut. Është infektuar me virusin Covid-19. Ky 47-vjeçar i ka humbur 27 kilogramë gjatë ballafaqimit me sëmundjen. Ka qëndruar 6 javë në spital. Pastaj i ka kaluar tri javë në një qendër rehabilituese. Dhe ende nuk e ka marrë veten. 14 ditë Shkëlzeni ka qenë në respirator, i cili ia ka mbushur mushkëritë me ajër. Ka qëndruar në komë artificiale, 14 ditë.

Skena kur familja përmes telefonit përpiqet ta zgjojë nga koma – është tronditëse dhe vështirë e durueshme edhe për ta lexuar. Dialogu me familjen. Tmerri dhe shpresa se njeriu buzë vdekjes po i kthehet jetës. Një tekst për të gjithë ata që mendojnë se Covid-19 është hajgare. «Sa të jem gjallë u jam mirënjohës mjekëve. Nuk besoj se do të kisha mbijetuar në një vend tjetër», thotë Shkëlzeni. Në Zvicër një trajtim i tillë është i mundur. Por as këtu nuk ka garanci për shpëtim.

Sidomos për të moshuarit. Shkëlzeni është 47-vjeçar dhe për pak vdiq. Për të gjithë njerëzit në viset shqiptare: ndryshojeni komplet stilin e deritanishëm të jetës. Kthejuni natyrës dhe sa të jetë e mundur edhe vetmisë. Mbajeni distancën. Nuk bëhet hataja nëse nuk pini kafe në kafeterinë ku keni kaluar jetën. Mund të blini aty kafen dhe ta pini në shtëpi, për shembull. Shokët e shoqet mund t’i doni e respektoni edhe nëse mbani distancë dy metra ose pesë.

Mbroni të moshuarit. Virusi godet mushkëritë. Ambicia e virusit është të shkatërrojë mushkëritë kur të futet në organizëm. Mjekia zvicerane që e kishte kontrolluar në fillim Shkëlzenin, i kishte thënë: rri 10 ditë në shtëpi. Kur Shkëlzeni doli nga spitali, asaj i rrodhën lotët. Ajo as nuk deshi të flasë me gazetën.

Ajo thjeshtë ishte e tronditur që e kishte këshilluar pacientin të rri në shtëpi 10 ditë dhe nuk e kishte dërguar në spital menjëherë. Ajo është arsyetuar se nuk ka pasur njohuri të duhur për sëmundjen. Shkenca nuk ka ende përgjigje definitive për virusin. Andaj nuk mund të priten vendime vizionare nga mjekët.

Ndihmoni mjekët që ata pastaj t’ju ndihmojnë juve. – Ata që dinë gjermanisht, patjetër ta lexojnë këtë shkrim. Shkrimin për kthimin e Shkëlzenit në jetë. NZZ am Sonntag.

Nga: Enver Robelli

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prezantohet si italian por nuk dinte asnjë fjalë, polici anglez kap mat shqiptarin mashtrues (Foto-Emri)

Prezantohet si italian por nuk dinte asnjë fjalë, polici anglez kap mat shqiptarin mashtrues (Foto-Emri)

Publikuar më 24.09.2020
Një shqiptar është arrestuar pasi ka tentuar të mashtroj një...

Një shqiptar është arrestuar pasi ka tentuar të mashtroj një efektiv të policisë angleze, duke u shtirur si shtetas italian. Kleris Harizi, është paraqitur me një pasaportë të rreme italiane, por nuk ka mundur t’ju përgjigjej pyetjeve themelore rreth vendlindjes së tij të supozuar dhe as nuk dinte të fliste italisht. Gjithçka është zbuluar nga […]

Lexo më shumë

Itali/ Iu bë atentat mafioz në plazh, ndërron jetë në spital shqiptari (Emri)

Itali/ Iu bë atentat mafioz në plazh, ndërron jetë në spital shqiptari (Emri)

Publikuar më 23.09.2020
Ka ndërruar jetë disa ditë pas atentatit mafioz shqiptari, i...

Ka ndërruar jetë disa ditë pas atentatit mafioz shqiptari, i cili mbeti i plagosur rëndë. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari nuk ka mundur t’ju mbijetoj plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve me dy operacione. Mësohet se viktima është shtetasi Selavdi Shehaj, 38 vjeç, ai u qëllua me armë zjarri ditën e diel, […]

Lexo më shumë

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Publikuar më 13.09.2020
Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special a...

Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special asaj që e quan si Godfatherat e ri të fermave më kanabis në Britani. Jon Austrin editori krimeve në këtë gazetë shkruan se në vitin 2017 gjykatat angleze dënuan për këtë krim 34 shqiptarë. Ndërsa në dy vitet pasardhëse numri shqiptarëve të dënuar ishte 53. Ky […]

Lexo më shumë

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Publikuar më 08.09.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e d...

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e djeshme. Referuar mediave vendase thuhet se një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri ka arritur të mbijetoi. Ngjarja ka ndodhur në Bolonja, ku emigranti ka humbur kontrollin e makinës “Toyota Yaris” që po drejtonte duke dalë nga rruga. Makina është përmbysur dhe rrokullisur disa […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Publikuar më 04.09.2020
Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të sht...

Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe partive politike, Diaspora për  Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrje. Në një letër zyrtare dërguar presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ që të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Po ashtu emigrantët kërkojnë që të jenë pjesë e konsultimeve në KQZ, si […]

Lexo më shumë

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Publikuar më 01.09.2020
59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas b...

59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas bëri vetëvrasje u diagnostikua me kancer marsin e kaluar. Ai ishte  shtruar në spital që nga 19 gushti. Sipas gruas së tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në Spitalin Attikon dhe goditi me thikë një infermiere dje, mendohet se është operuar padrejtësisht. […]

Lexo më shumë

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Publikuar më 28.08.2020
Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak mu...

Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare. Një video e regjistruar nga nipi i tij Usama Gavoçi, ku 102-vjeçari i emocionuar puthte pasaportën, u bë mjaft virale në rrjetet sociale. Kush ishte Usama Gavoçi? Gavoçi rridhte nga një familje patriotike me tradita të […]

Lexo më shumë

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Publikuar më 25.08.2020
Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije...

Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije në Greqi. Siç raportojnë mediat greke, i moshuari ka qenë në punë duke pastruar motorrat e anijes. 63-vjeçari është gjetur nga anëtar të ekuipazhit të anijes me flamur shqiptar “BERGFJORD”, anije që është ankoruar në ambientet e një ndërmarrje private në “TSINGELI”, Almyros, Magnesia në […]

Lexo më shumë