Rikthehet Sadiku, shënon për Legian e Varshavës (VIDEO)

Sulmuesi i kombëtares Armando Sadiku është aktivizuar si titullar në miqësoren me danezët e Silkeborgut, duke shënuar golin e parë për Legian e Varshavës.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e epërsisë për ekipin polak në minutën e 32-të, ndërkohë që Legia ka arritur të fitojë ndeshjen me rezultatin 2-0.

Që pas kalimit te Legia, për Sadikun ka pasur shpesh kritika nga shtypi polak dhe tifozët. Sadiku pritet të aktivizohet si titullar me polakët pas dëmtimit të sulmuesit kryesor të ekipit.

Ky është shansi që bomberi kuqezi të tregojë vlerat e tij dhe për të fituar zemrat e tifozëve.

Të tjera

Abissnet