×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan.

Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të gjithë qytetarët e kryeqytetit do të kenë mundësi të shijojnë performanca artistike të zhanreve dhe zonave të ndryshme, duke nisur nga Tepelena e deri në Gjakovë. Mbi 100 artistë, veteranë të traditës, por edhe ata të skenës së artit bashkëkohor do të performojnë në Renë e Fujimotos për 13 ditë me radhë.

Festivali i Resë do të hapet nga Grupi i Bënçës, që prezanton më së miri traditën e iso polifonisë dhe gjatë netëve të tjera do të ketë performanca nga artistë të njohur si Gjergj Prevazi, Robert Bisha, Klod Dedja etj. Nuk do të mungojnë as artistët e rinj si Blendi Shahu, Sarah Ferhati, Burim Tefalica, Fjorald Doci apo muzikantë të traditës si violinisti Eraldo Feto apo kontrabasisti Dritan Hekurani. Po dhe artistë me famë ndërkombëtare si Sislej Xhafa apo Besa Berberi do të jenë të pranishëm në këtë festival.

Festivali i Resë do të mbahet në ambient të hapur, por sigurisht duke ruajtur edhe distancën fizike. Drejtoresha e tij, Edit Pula, shprehet se ky festival vazhdoi traditën edhe në këto momente të vështira, për t’ju ardhur në ndihmë artistëve që prej kohësh kanë pezulluar aktivitetet e tyre, me të cilat mbajnë gjallë shpirtin e shtëpinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prej ditësh në gjendje të rëndë, humb betejën me COVID-19 piktori Besim Tula

Prej ditësh në gjendje të rëndë, humb betejën me COVID-19 piktori Besim Tula

Publikuar më 04.12.2020
Një tjetër humbje e madhe si pasojë e COVID-19 në vendin ton...

Një tjetër humbje e madhe si pasojë e COVID-19 në vendin tonë. Piktori i njohur, Besim Tula pas 20 ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, nuk ka arritur të fitoi betejën me virusin. Piktori humbi jetën në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë. Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe […]

Lexo më shumë

Humbi jetën nga COVID-19/ Koço Devole do të festonte sot 75-vjetorin e lindjes, miqtë përlotin rrjetin

Humbi jetën nga COVID-19/ Koço Devole do të festonte sot 75-vjetorin e lindjes, miqtë përlotin rrjetin

Publikuar më 28.11.2020
Pak ditë më parë, legjenda e humorit shqiptar, Koço Devole, ...

Pak ditë më parë, legjenda e humorit shqiptar, Koço Devole, u nda nga jeta si pasojë e COVID-19. Këtë 28 Nëntor, Devole do të festonte edhe 75-vjetorin e lindjes. Profili i tij, është mbushur me mesazhe nga miqtë dhe të njohurit e të ndjerit. Mes dhjetërave mesazheve, miqtë dhe të njohurit shprehen se ende nuk […]

Lexo më shumë

Prej tre javësh në Infektiv, COVID-19 i merr jetën piktores Lumturi Blloshmi

Prej tre javësh në Infektiv, COVID-19 i merr jetën piktores Lumturi Blloshmi

Publikuar më 27.11.2020
Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi ka ndërruar jetën si paso...

Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi ka ndërruar jetën si pasojë e COVID-19. Ajo ishte e shtruar prej 3 javësh në spitalin Infektiv, ku fatkeqësisht nuk arriti të mbijetoi. Blloshmi ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare,  duke lënë pas një vepër të madhe në artin dhe pikturën shqiptare. Të gjitha vitet e jetës ia dedikoi pikërisht profesionit […]

Lexo më shumë

Shuhet ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja

Shuhet ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja

Publikuar më 23.11.2020
Kjo e hënë ka nisur me lajme të hidhura për artin dhe muzikë...

Kjo e hënë ka nisur me lajme të hidhura për artin dhe muzikën. Mësohet se një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës tradicionale shqiptare, Ismet Peja është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Ka qenë djali i tij, Visa Peja i cili përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka ndarë lajmin e trishtë. […]

Lexo më shumë

“S’të dhashë dot një gotë ujë”, COVID-19 i merr jetën regjisorit të dhjetëra filmave shqiptarë

“S’të dhashë dot një gotë ujë”, COVID-19 i merr jetën regjisorit të dhjetëra filmave shqiptarë

Publikuar më 22.11.2020
Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë, Muharrem Fejzo ka nd...

Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë, Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, si pasojë e COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.  “Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më […]

Lexo më shumë

Arti në zi, ndahet nga jeta dirigjenti i njohur

Arti në zi, ndahet nga jeta dirigjenti i njohur

Publikuar më 10.11.2020
Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare dirigjenti i njohu...

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare dirigjenti i njohur Milto Vako. Lajmin e ka dhënë në faqen zyrtare Teatri i Operas dhe Baletit, teksa i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve të artistit. Vako la pas një sërë veprash që i dhanë jetë shkollës së muzikës shqiptare “Lamtumirë – Mjeshtrit Milto Vako Me hidhërim […]

Lexo më shumë

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta shkrimtari dhe regjisori i njohur (Emri)

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta shkrimtari dhe regjisori i njohur (Emri)

Publikuar më 04.10.2020
Shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi i njohur Gjergj Vlashi,...

Shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi i njohur Gjergj Vlashi, është ndarë nga jetra në moshën 92-vjeçare. Vlashi ka qenë i nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ai është mjaft i njohur si themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit në vitin 1960, ndërsa […]

Lexo më shumë

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Publikuar më 15.09.2020
Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullov...

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci. Lajmin për këtë ndarje nga jeta në moshën 81-vjeçare e ka dhënë deputeti Begjet Pacolli. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, deputeti i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të aktorit. Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtri të Kosovës. […]

Lexo më shumë