Rikthehet dhuna në Superligë, portieri i Luftëtarit godet me grusht sulmuesin serb (VIDEO)

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Episodet e dhunës janë rikthyer në futbollin shqiptar. Portieri i Luftëtarit, Aldo Mirako, është bërë protagonist në minutën e 92-të duke qëlluar me grusht sulmuesin serb të Kamzës Stefan Raçiç.

Ky i fundit përfundoi i shtrirë përtokë dhe kjo situatë nuk i shpëtoi gjyqtarit i cili ndëshkoi Mirakën me të kuqe dhe akordoi penallti.

Episodi i dhunës i kushtoi humbjen Luftëtarit pasi Raçiç u tregua i saktë në ekzekutimin e penalltisë duke i dhënë 3 pikë Kamzës.