Rikthehet acari dhe reshjet, ja masat që duhet të merrni sot dhe nesër

Edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër deri në pasdite moti do të jetë i thatë dhe nuk priten reshje. Por nga pasditja e ditës së nesërme pritet rikthimi i shirave. Fillimisht reshje do të ketë në Shkodër, por që pritet të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë.
Më poshtë keni parashikimin e motit për sot pasdite dhe nesër nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje, përjashtuar fundin e ditës së nesërme, kur do të fillojnë që të shfaqen reshje të izoluara, kryesisht në qarkun e Shkodrës. Në tabelë tregohet respektivisht për secilin qark.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 °C / 12 °C
në vendet e ulëta: -1 °C / 11 °C
në vendet malore: -2 °C / 6 °C.
Era
Sot pasdite dhe nesër do të fryjë e lehtë.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet