Rikthehen shirat, bora zbardhon juglindjen e vendit

Publikuar më 04. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë nisur reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa zonat malore janë pushtuar nga reshjet e dëborës, kryesisht në juglindje ku priten deri 20 cm dëbore.
Edhe orët e para të së enjtes mbeten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit por në mëngjes pritet kthjellim gradual i motit, fillimisht në veri dhe qendër dhe deri në mesditë, kthjellohen edhe zonat juglindore.
Pjesa e dytë e së enjtes paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore.