Rikthehen reshjet në vend, ja çdo të ndodhë me temperaturat sot dhe nesër

Moti sot dhe nesër parashikohet të karakterizohet nga rënia graduale e temperaturave. Metereologët parashikojnë që ditën e nesërme (e enjte) të rikthehen reshjet e shiut, të cilat do të shoqërohen edhe me rënie të ndjeshme të temperaturave në vend.
“Dita e mërkurë vijon nën ndikimin e vranësirave të shpeshta me kthjellime të shkurtra deri pas mesditës kur vranësirat shtohen dukshëm në territor duke sjellë në orët e vona të pasdites dhe kryesisht gjatë natës, shira në pjesën më ët madhe të vendit dhe dëborë në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes por rënie me 2°C sjell mesdita.
E enjte: Paraditja mbetet me shira të dobët në ultësirën perëndimore por reshje më të konsiderueshme në zonat malore. Mesdita përmirëson kushtet e motit fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht kthjellimet shtrihen në ët gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, rënia vijon më e ndjeshme në mesditë”, shkruan meteoalb Albania.

Të tjera

Abissnet