Rikthehen protestat e studentëve, më 22 maj para Ministrisë së Arsimit (Foto)

Një njoftim i ri i studentëve ka bërë të ditur se protestat do të rikthehen më datën 22 maj.

Sipas tyre tubimet do të zhvillohen sërish para Ministrisë së Arsimit.

Në njoftimin e bërë publik në rrjetet sociale, shkruhet “Protesta kombëtare studentore. Ministria e Arsimit, 22 maj në orën 12.00”.

Studentët shprehen se arsyet e protestës lidhen me premtimet e pa-mbajtura të qeverisë sa i përket kërkesave të tyre.

Kujtojmë se me mijëra studentë protestuan dhjetorin e vitit të kaluar studentët nisën protestat masive para Ministrisë që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta si dhe përmirësimin e kushteve në universitete.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet