Rikthehen në mbrëmje reshjet e shiut! Ja si parashikohet moti nesër

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat më të dukshme paraqiten në zonat Veriperëndimore.

Por mesdita dhe pasditja parashikohen të kenë shtrim të vranësirave në territorin shqiptar duke sjellë reshje shiu afat-shkurtër edhe gjatë mbrëmjes.

Sipas Metoalb, temperaturat e ajrit do të ndryshojnë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3 gardë C deri në 21 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet