×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rihapet Galeria, së shpejti ekspozitë me veprat e Kristaq Ramës e skulptorëve të tjerë

Galeria Kombëtare e Arteve rihapi dyert për publikun në 18 maj, por situata e pandemisë ka lënë pasoja. Hapja është shoqëruar me frikë, ndaj numri i vizitorëve është ulur. Galeria parashikon që në të ardhmen të vazhdojë si normalisht me projektet, duke çelur në qershor ekspozitën me skulptura nga fondi i saj.

Lorena Resulaj

Muzetë, galeritë dhe institucione të tjera të artit dhe kulturës në vend u rihapën në datë 18 maj, pas thuajse 2 muajsh mbyllje për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pavarësisht se situata ka ndryshuar dhe vendi po shkon drejt hapjes totale pak nga pak, duket se frika vazhdon të ekzistojë ende tek qytetarët.

Galeria Kombëtare e Arteve është njëri prej institucioneve që hapi dyert për publikun me dy ekspozitat që ishin si vazhdim nga viti i shkuar “Tirana Patience” dhe “Urimet më të mira për 1999”. Por numri i vizitorëve ka qenë mjaft i ulët gjatë kësaj kohe dhe në një vëzhgim të bërë nga “Shekulli” gjatë orarit 14:00-15:00 sallat e ekspozitës shiheshin të zbrazura.

Specialisti i marketingut Evald Shehu tregoi se gjatë kësaj kohe nuk janë nxjerrë ende statistika, por sigurisht numri i vizitorëve ka qenë më i ulët. Përveç pandemisë në këtë fakt ka ndikuar edhe rrethimi i Galerisë për shkak të protestave që shoqëruan shembjen e Teatrit Kombëtar. Ashtu si në çdo institucion në Galeri janë marrë masa për mbrojtjen e qytetarëve, të cilët duhet të futen brenda me maskë dhe nuk lejohen më shumë se 5 vizitorë brenda një salle.

Planet për të ardhmen

Në muajin qershor Galeria Kombëtare e Arteve do të çelë ekspozitën me skulptura, që janë  fond i vetë galerisë. Ekspozita do të kurohet nga drejtuesi i institucionit Erzen Shkololli dhe kjo ka qenë ide e tij. “Kur pati probleme me tërmetin vitin e shkuar ne filluam të kontrollonim për statujat mos kishin ndonjë dëmtim dhe drejtorit i lindi ideja që të bënte një ekspozitë me fondin tonë. Do të ketë skulptura të artistëve të ndryshëm Odhise Paskali, Kristaq Rama, të gjithë ata që kanë pasur shumicën e skulpturave këtu tek ne”, tregoi Shehu për “Shekulli”-n.

Galeria Kombëtare nuk ka përgatitur ende një plan nëse pandemia rikthehet dhe vendi izolohet sërish, me shpresën se çdo projekt do të realizohet sipas planit. “Deri tani ne kemi mundësi që të realizojmë ato projekte dhe të shfrytëzojmë buxhetin që ishte menduar për vitin 2020-të. Nëse do të ketë një rikthim të pandemisë dhe do të mbyllemi sërish, atëherë do të kemi rastin që një pjesë e projekteve nuk do të bëhen edhe që të fillojmë të shohim se si do të rialokohet buxheti. Deri në këtë moment shpresojmë që projektet që kishim menduar për këtë vit të realizohen në periudhën shtator-dhjetor. Nëse nuk do të mundemi t’i bëjmë do të shohim se si do ta ndryshojmë programin, por deri më tani jemi me idenë për të ndjekur kalendarin”, shprehet specialisti i marketingut.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tentoi ta kontrabandonte, “Rojtari” shqiptar i piktorit serb konfiskohet në Beograd

Tentoi ta kontrabandonte, “Rojtari” shqiptar i piktorit serb konfiskohet në Beograd

Publikuar më 19.07.2021
“Rojtari”, vepër e piktorit të njohur serb, Paja Jovanoviq, ...

“Rojtari”, vepër e piktorit të njohur serb, Paja Jovanoviq, është konfiskuar në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, kanë raportuar mediat në Serbi. Një udhëtar kishte tentuar ta kontrabandonte veprën duke e fshehur në bagazh. “Një 39-vjeçar nga Beogradi, duke marrë bagazhet u nis drejt daljes së aeroportit nëpër zonën e gjelbër, ku kalojnë ata që […]

Lexo më shumë

Ndërron jetë Kurt Westergaard, njeriu që nxiti reagime të shumta pas publikimit të karikaturës së profetit Muhamed

Ndërron jetë Kurt Westergaard, njeriu që nxiti reagime të shumta pas publikimit të karikaturës së profetit Muhamed

Publikuar më 19.07.2021
Karikaturisti danez Kurt Westergaard, i njohur për karikatur...

Karikaturisti danez Kurt Westergaard, i njohur për karikaturën e tij të diskutueshme të profetit Muhamed, vdiq në moshën 86 vjeç, ka bërë të ditur familja e tij të dielën. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Westergaard vdiq i qetë në gjumë pas një sëmundjeje të gjatë, njoftoi gazeta daneze Berlingske, duke cituar familjen e tij. Artisti […]

Lexo më shumë

“Më trafikoi fqinji dhe më përdhunuan në Serbi”, miss Kosova rrëfen dramën e jetës dhe arrestimin e babait

“Më trafikoi fqinji dhe më përdhunuan në Serbi”, miss Kosova rrëfen dramën e jetës dhe arrestimin e babait

Publikuar më 17.07.2021
E buzëqeshur dhe e lumtur, Tuti Sejdiu vendosi në kokë kuror...

E buzëqeshur dhe e lumtur, Tuti Sejdiu vendosi në kokë kurorën e Miss Kosovës pak ditë më parë. Po askush nuk e mendonte se pas asaj buzëqeshje fshihej një histori tronditësi. 19-vjeçarja pasi u shpall Miss zbuloi se ishte trafikuar në Serbi në moshën 13-vjeçare nga komshiu i saj dhe atje ishte përdhunuar nga persona […]

Lexo më shumë

DJ Martin Garrix: Eksperienca në Euro 2020 dhe bashkëpunimet me shqiptaret e famshme, Bebe Rexha dhe Dua Lipa

DJ Martin Garrix: Eksperienca në Euro 2020 dhe bashkëpunimet me shqiptaret e famshme, Bebe Rexha dhe Dua Lipa

Publikuar më 08.07.2021
Jemi pothuajse në fund të Kampionatit Evropian 2020. Ndeshja...

Jemi pothuajse në fund të Kampionatit Evropian 2020. Ndeshja e shumëpritur mes Italisë dhe Anglisë do të jetë finalja e një gare të veçantë dhe të shoqëruar me shumë emocion, dashuri për futbollin dhe një kampionat i cili bashkoi mbarë shtetet e Evropës pas një viti të vështirë distancues, për shkak të COVID-19. Teksa kemi […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare kineasti i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare kineasti i njohur shqiptar

Publikuar më 06.07.2021
Kineasti i njohur shqiptar Petrit Ruka ka ndërruar jetë ditë...

Kineasti i njohur shqiptar Petrit Ruka ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 67-vjeçare. Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, në  Akademinë e Arteve të Bukura, gjatë viteve 1985-1986 në Tiranë. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn […]

Lexo më shumë

Aleanca për Teatrin tjetër kallëzim në SPAK, Kalaja: Dorëzuam prova të reja

Aleanca për Teatrin tjetër kallëzim në SPAK, Kalaja: Dorëzuam prova të reja

Publikuar më 05.07.2021
Përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja ditën e...

Përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja ditën e sotme ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK. Ajo në një prononcim për media tha se ka dorëzuar prova të reja që tregojnë shkeljet korruptive lë lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar. Ndër të tjera ajo u shpreh se i ka kërkuar SPAK që të mbyllë […]

Lexo më shumë

PROVOKIMI I LGBTQI-VE/ Dy malësorë që puthen në buzë dhe brezat me ngjyrat e ylberit, artistja: Të pranojmë të kaluarën tonë

PROVOKIMI I LGBTQI-VE/ Dy malësorë që puthen në buzë dhe brezat me ngjyrat e ylberit, artistja: Të pranojmë të kaluarën tonë

Publikuar më 01.07.2021
Një pikturë masive që thotë se promovon vlerat e komunitetit...

Një pikturë masive që thotë se promovon vlerat e komunitetit LGBTQI ka marrë reagimet e para të ashpra, pas publikimit online. Vepra në pëlhurë 3mx1.60m e një artisteje të re bjonde që shfaqet e veshur me një kostum portokalli paraqet dy malësorë me veshje kombëtare që I kanë brezat e mesit me ngjyrat e ylberit […]

Lexo më shumë

Kubikët e mozaikëve formësues të shpirtit të artistit Myftar Cubi

Kubikët e mozaikëve formësues të shpirtit të artistit Myftar Cubi

Publikuar më 28.06.2021
Bashkim Abazi, studiues Kritikë e jo kritikës. Qenia e ngrit...

Bashkim Abazi, studiues Kritikë e jo kritikës. Qenia e ngritur mbi vullnetin. Paraqitja e një bote iluzore, mistike, pagane… Këto fjalë më erdhën ndër mend duke ngitur shkallët e Atelies së Arteve “Marubi” në Qytetin madhështor të Shkodrës, me ftesë në ekspozitën “Mozaik 2021” të profesor Myftar Cubi. Më besoni! Kritika e jo kritikës për […]

Lexo më shumë