Rihanna në zi për Krishtlindje, i vritet kushëriri në Barbados

“Nuk mund ta besoj që ishte nata e fundit që kaluam bashkë”. Me këto fjalë prekëse Rihanna ka njoftuar në rrjetet sociale vdekjen e kushëririt të saj Tavon Kaiseen Alleyne, 21 vjeç, i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me armë në 26 dhjetor në ishullin e Barbados.
Këngëtarja kishte kaluar disa ditë me të në familje për Krishtlindje. Në postimin e bërë ylli i muzikës ka shtuar me hashtag #endgunviolence, ndal dhunës me armë.
Sipas asaj që raportohet nga disa media lokale i riu po ecte pranë banesës së tij në zonën e Saint Michael (Barbados), kur një burrë i është afruar dhe ka hapur zjarr duke e vrarë menjëherë.
Kishin kaluar disa minuta nga ora shtatë e mëngjesit dhe burri ka arritur të largohet nga vendngjarja.
Për momentin nuk janë bërë publike shkaqet për vrasjen. Rihanna ka publikuar ndërkohë fotot e bëra vetëm dy ditë më parë me kushëririn e vrarë.

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet