Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të Ligës së Europës

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Kanë përfunduar 45 minuta lojë për shumë ndeshje të Ligës së Europës, që kanë nisur në orën 19.00. Në këtë orë ka filluar të luajë edhe Skënderbeu, ekipi ynë që ka shkuar në këtë kompenticion të rëndësishëm europian.

Kështu ka përfunduar Apolon me Everton, ndeshja e cila u mbyll 0:2 në pjesën e parë. Atalanta doli 1:0 me Lionin në 45 minutat e para. Austria e Vjenës barazoi pa gola përballë AEK-ut të Athinës. Basaksehiri po fiton 1:0 me Bragën. Dinamo e Kievit është 3:1 me Partizanin e Beogradit në Ukrainë. Kopenhageni doli në pjesën e parë 0:0 me Sherifin e Tiraspolit, Hofenhaim fitoi 1:0 me Lugodorets, Rijeka befason dhe del 1:0 me Milanin gjatë pjesës së parë. Slavia e Pragës është 0:1 përballë Astanës. Vilareal është barazim 0:0 me Makabi Tel Aviv. Jang Boys është 0:0 me Skënderbeun. Zlin është 0:0 me Lokomotivën e Moskës. Këta janë ndeshjet e gjashta në grup dhe të fundit, e pas këtyre përcaktohen edhe fituesit në raundin tjetër.

/D.Xh/