Rezi Meço, motra e Sonila Meços, suksesi në karrierë në një vend si Gjermania

Publikuar më 05. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Rezi Meço, motra e Sonila Meços është nje grua e talentuar dhe e zonja. Ajo vendosi ta zhvilloje veten dhe karrierën ne Gjermani.  Si finale e një historie të gjatë pune, përkushtimi, sakrifice, dështimesh e suksesesh të një studenteje doktorature që në vitin 1998 ajo mbrojti PHD-në e nisur në anglisht, e që duhej ta përfundonte në gjermanisht pa ditur asnjë fjalë. Çdo vit ecuria e kualifikimit do të varej nga suksesi i eksperimenteve dhe sasia e publikimeve në revistat më të njohura të fushës.

Mbrojta do ta gjente mami të një vogëlushi 7 muajsh që ngatërronte provimet e studentëve me këmbkat e vogla në tryezën e punës. Do ishte shqiptarja e stafit akademik të Universiterit të Erlangenit, do të mundësonte bursa studimi për shumë shqiptarë, do të organizonte ditët e Shqipërisë në Nuremberg, ato të Kadaresë në libraritë e Schëabach, do të angazhohej në bashkinë e qytetit në dhjetra projekte për integrimin e të huajve, do të drejtonte një nga organizatat më të rëndësishme në trajtimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, derisa do të mbërrinte sot si e para shqiptare anëtare e Këshillit Bashkiak (SPD) të qytetit nga 1 janari 2018. Dhe me premisën për të vijuar deri në parlamentin e Bavarisë. Kjo është pjesa e dukshme, finalja e historisë së një shqiptareje që si shumë të tjerë ia del në Gjermani, atje ku njerëzit promovohen nëse punojnë, duan e guxojnë. Kaq e thjeshtë, kaq e vështirë, sepse e merituar. Sonila me krenari thitë: “Kjo është motra ime. Vetëm një merak kam, kujdes me lejet e ndërtimit, se si shumë gjelbërim ka Bavaria e çoku na pëlqejnë ne shqipove qendrat tregtare!”