Revoltohen banorët në Gjirokastër: Nuk duam sheqer e makarona, çfarë po bëhet?

Banorët e pallatit ku pati rrëshqitje dheu në Gjirokastër, në lagjen Kodra e Shtufit, janë drejtuar në ambientet e prefekturës dhe bashkisë Gjirokastër.
Ata nuk kanë pranuar ndihma ushqimore dhe akomodimin në konviktet dhe azilin e qytetit. Banorët duan të dinë çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Po ashtu, ata kanë kërkuar edhe një takim me prefektin Astrit Aliaj.
“S’kemi ku të shkojmë. Nuk duam oriz, sheqer e makarona. Duam të dimë ç’do bëhet. Ne detyrimet tona i kemi paguar një më një”, tha njëri prej banorëve.
Ditën e djeshme në Gjirokastër, kanë mbërritur gjeologët nga Tirana.

Të tjera

Abissnet