“Reuters” shkrim për Kosovën: Pse shqiptarët e duan Amerikën

Foto 1 nga 2 Pas Para

Prishtinë – Në Kosovë u shpall një ditë zie, pasi ndërroi jetë presidenti amerikan Xhorxh H.W. Bush, i cili shihet si një figurë shumë e rëndësishme e politikës së SHBA në faktin se ky vend fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Amerika është një vend që duhet shumë nga ana e shqiptarëve në Kosovë, për shkak të ndihmës së saj, në kohën e luftës ndaj Serbisë.

Bush ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 94 vjeç. Për shqiptarët, shumicë dërrmuese në Kosovë, Xhorxh H.W.Bush njihet për faktin se në vitin 1992 i kishte dërguar një letër presidentit serb të kohës Slobodan Millosheviç, ku i shkruante që të mos niste konflikt në Kosovë dhe gjithashtu për ndihmën në shkatërrimin total të ish-Jugosllavisë. “Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi,” i shkroi Bush – Millosheviçit.

Pastaj, kur në presidencën amerikane erdhi Bill Klinton, pasardhës i Bush, Shtetet e Bashkuara bombarduan Serbinë në vitin 1999, për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, pasi më herët në vend kishte pasur kryengritje të armatosur. Pasi trupat serbe u tërhoqën, Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. “Më kujtohet kur Bushi i vjetër i vendosi vijat e kuqe Milosheviçit që mos të na prekin. Që nga ajo ditë kemi pasur dy përkrahës, Perëndinë në qiell dhe Amerikën në tokë “, tha Shyqyri Nici, 70 vjeç, pensionist.

Të mërkurën, mësuesit në mbarë Kosovën kanë bërë një orë mësimi vetëm për Bushin e vjetër dhe marrëdhënieve mes Amerikës dhe shtetit tanimë të Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi tha se dita e zisë u njoftua në shenjë respekti për atë që ka bërë Bush për lirinë e njerëzve në Kosovë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet