×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Resorti në Dhërmi, vëllezërit indianë kanë edhe dy firma ndërtimi

Vëllezrit Sandesara, në hetim për pastrim parash kanë themeluar dy kompani në Shqipëri. Ortak i tyre, biznesmeni Juljan Morina, i njohur për investime në bregdet, ndërtim HEC-esh dhe donator i Klub Tiranës

Neritan Gjergo

Dy vëllezërit indianë Sandesara, tashmë të lakuar në gjithë botën për skandalin e pastrimit të 1 miliard dollarëve përmes kredive bankare kanë gjetur një strehë të paqtë në Shqipëri që nga momenti kur mbërritën e deri më sot, që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare dhe po investojnë miliona lekë në bregdetin e Jonit.  Konkretisht, dy vëllezërit Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të cilët arritën të krijonin kompanitë e ndërtimit “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment” figurojnë ortakë edhe në resortin “Drymades Dream” që po ndërtohet në Dhërmi me administrator biznesmenin, Juljan Morina i njohur edhe si Lul Morina. Për tregun shqiptar ky emër nuk është i njohur vetëm në fushën e hoteleri-turizmit por edhe në botën e futbollit.  Juljan Morina i ka shitur 50% të aksioneve kompanisë “LAXMI REALE ESTATE & INVESTMENT” , pasi këta të fundit kishin regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit këtë aktivitet. Por ndërkohë që India i akuzonte dhe i kishte vënë në hetim për pastrim parash,  ata kanë vijuan të qetë rrugën e investimeve  në Shqipëri, së pari pasi morën nënshtetësinë nga Presidenti Ilir Meta dhe së dyti pasi blenë gjysmën e aksioneve nga biznesmeni Morina. Ndërkohë që gjyqi për ta është i hapur në  Nju Delhi, ende mbetet e paqartë ortakëria që u lidh për resorin Drymades Dream, aty ku sot qëndron ende e ngritur tabela për ndërtimin e tij.  Të gjitha këto procedura, janë kryer jo më larg se 7 muajt e fundit, ndërsa “konflikti” për këtë truall është i spostuar në një kohë më të hershme, atëherë kur në skenë nuk kanë qenë as Morina e as vëllezërit indianë. Për këta të fundit, pas kërkesës së gjykatës së Nju Delhit për ekstradim, Shqipëria ende nuk ka një qëndrim zyrtar, ndërsa verdikti i gjykatës Indiane nuk është komentuar as nga ortaku Morina, e as nga ish-themeluesit e kompanisë Drymades Dream, Besnik Dervishi dhe Jorgji Ruçi.

Resorti

Kompleksi Drymades Dream po ndërtohet në në një parcelë me sipërfaqe 4800 m², por ky nuk është një investim, i cili ka shkuar vaj në aspektet procedurale. Historia përmban konflikte gjyqësore, transaksione të shumta dhe dyshime për ndikim pushteti, ku është përfshirë Besnik Dervishi, ish-ministër dhe deputet i Partisë Socialiste, sot Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe familjen Ruçi nga Himara. Përmes ligjit 7501 Spiro Ruçi kishte përfituar rreth 1300 metër tokë në këtë parcelë. Por në fund të vitit 2013, gjykata e Vlorës i njeh pronësinë edhe për 3500 metra të tjera në parcelën ngjitur, të cilat deri në atë kohë kishin qenë në pronësi të bashkisë Himarë. Vendimi që tjetërsoi parcelën është marrë 12 dhjetor të vitit 2013, dy muaj pasi Besnik Dervishi ishte emëruar prefekt i Qarkut të Vlorës. Madje. Vetëm dy ditë pas vendimit të Gjykatës, makinës së tij iu vu tritol ngjitur me kryeministrinë, ngjarje të cilat nuk janë provuar ende nëse kanë lidhje. Por ajo çka dihet, është fakti se mes Besnik Dervishit dhe familjes Ruçi kishte lidhje, të paktën ekonomike. Në qershor të vitit 2017, kur Dervishi ishte në detyrën e Komisionerit për Informimin, në konflikt ligjor interesi, ai themelon një shoqëri të përbashkët me Jorgji Ruçin për ndërtimi e kompleksit Drymades Dream. Familja Ruçi vendosi si kontribut tokën prej 4800 metër, ndërsa Besnik Dervishi kontribuon me një vlerë monetare 3.7 milionë lekë ose 28 mijë euro. Aksionet e kompanisë ndahen gjysmë për gjysmë. Por një vit e gjysmë më vonë, në 27 nëntor te vitit 2018, Besnik Dervishi vendos të  largohet nga shoqëria. Ai ja shet aksionet e tij Jorgji Ruçit, po me çmimin 3.7 milionë lekë, aq sa kishte kontribuar me para. Menjëherë pas kësaj nisin një sërë transaksionesh ku prona ka ndërruar disa herë duar. Dy javë pas blerjes së aksioneve të Dervishit, Jorgji Ruçi tashmë pronar i vetëm i shoqërisë Drymades Dream e shet kompaninë tek biznesmeni i ndërtimit Juljan Morina, për një çmim prej 200 mijë euro duke u larguar edhe ky nga shoqëria. Por as Morina nuk do të mbetej pronari i vetëm i saj. Një muaj pas blerjes së tokës nga Jorgji Ruçi, ai e shet gjysmën e aksioneve tek dy vëllezërit indiane Sandesara për 100 mijë euro. Dy vëllezërit indianë Sandesara dyshohet se kanë përvetësuar dhe më pas pastruar rreth 1 miliardë dollarë të marrë përmes kredive nga bankat shtetërore të Indisë. Një pjesë e këtyre parave duket se kanë ardhur në Shqipëri për tu investuar në sektorin e ndërtimit, jo vetëm në ndërtimin e pallateve në Tiranë, por edhe resortet luksoze në bregdetin jugor e Shqipërisë.

Lidhja me futbollin

Biznesmeni Juljan Morina rezulton të ketë në administrim edhe dy firma të tjera, përveç Drymades Dream, që janë Vildri dhe Dream 04, përmes të cilave ka shtrirë biznesin e ndërtimit në vend, por gjithashtu ka fituar kontratë edhe për ndërtim HEC-esh. Morina deklaroi në fillim të këtij viti se është gati të blejë aksionet e klubit të Tiranës, që zotërohen nga Bashkia e kryeqytetit. Si ish-donatori i bardhebluve ai ka shprehur interes për tu kthyer sërish te Klub Tirana. Aksionet e Tiranës, të paktën ato të bashkisë, (34 %)  janë në shitje dhe kandidat i vendosur për t’i marrë është biznesmeni Juljan Morina. “Si ish-donator i Futboll Klub Tiranës kam vendosur që të bëj një kërkesë Bashkisë Tiranë, për aksionet që ka Bashkia për FK Tiranë. Duke kuptuar që nuk është në një situatë të mirë, ku edhe gjatë kohës kur unë nuk kam qenë ka provuar edhe rënien nga kategoria, duke qenë si ish-donator kam të drejtën për ta bërë këtë kërkesë. Tirana vetëm me një suport të një personi besoj që është pak e vështirë për të mbijetuar apo për ta lartësuar atje ku e meriton”, tha Morina. Morina ka qenë donator i Tiranës në vitet 2013-2014, por më pas u largua. Cila ishte arsyeja? “Me drejtuesit e asaj, kohe, të Bashkisë së Tiranës dhe mes donatorit tjetër, Refik Halilit, ka qenë një dakordësi për të pasur 20%. Rrodhën disa ngjarje ku unë nuk i mora ato 20%, por besoj që nuk është vendi apo momenti për t’iu kthyer prapa në kohë kësaj situate”, ka deklaruar ai në muajin janar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Konsumi këtë vit/ Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna, rriten blerjet e veshjeve e këpucëve

Konsumi këtë vit/ Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna, rriten blerjet e veshjeve e këpucëve

Publikuar më 17.09.2021
Konsumi ka shfaqur shenja gjallërimi në gjysmën e parë të kë...

Konsumi ka shfaqur shenja gjallërimi në gjysmën e parë të këtij viti, pas tkurrjes së fortë të tij në të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak të efekteve të karantinës që u ndërmor menjëherë për të frenuar pasojat e pandemisë. Sipas të dhënave të detajuara mujore të INSTAT, në mars dhe në […]

Lexo më shumë

Pano Soko: Segmenti i Unazës do kushtojë 20 milionë euro për 1 km rrugë, shumë marramendëse

Pano Soko: Segmenti i Unazës do kushtojë 20 milionë euro për 1 km rrugë, shumë marramendëse

Publikuar më 15.09.2021
Në emisionin “Këndi i Pano Sokos”, u diskutua për shumat mar...

Në emisionin “Këndi i Pano Sokos”, u diskutua për shumat marramendëse që harxhon qeveria për të ndërtuar një 1 kilometër rrugë në segmentin e Astirit. Pano Soko thekson se një kilometër rrugë në segmentin e Unazës do kushtojë plot 20 milionë euro, shumë kjo marramendëse. “Ka kushtuar 60 milionë euro Byppasi i Fierit, një super […]

Lexo më shumë

Shqipëria më pak e lidhura në rajon me Gjermaninë për tregtinë dhe investimet

Shqipëria më pak e lidhura në rajon me Gjermaninë për tregtinë dhe investimet

Publikuar më 14.09.2021
Ndonëse Gjermania është ekonomia më e madhe dhe më e fortë e...

Ndonëse Gjermania është ekonomia më e madhe dhe më e fortë e Europës, Shqipëria ka më pak lidhje me të në raport me vendet e rajonit, sidomos për tregtinë, por edhe investimet gjermane përgjithësisht mungojnë. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se Gjermania është partneri i katërt i Shqipërisë për eksportet në vitin 2019, […]

Lexo më shumë

Alitalia shpall zyrtarisht falimentimin, mbyllen të gjitha fluturimet pas datës 15 tetor. Çfarë do të ndodhë me biletat e rezervuara

Alitalia shpall zyrtarisht falimentimin, mbyllen të gjitha fluturimet pas datës 15 tetor. Çfarë do të ndodhë me biletat e rezervuara

Publikuar më 26.08.2021
Linja ajrore italiane Alitalia ka njoftuar se të gjitha flut...

Linja ajrore italiane Alitalia ka njoftuar se të gjitha fluturimet nga 15 tetori do të anulohen për shkak se linja ajrore do të mbyllet zyrtarisht. Pse po mbyllet Alitalia? Italia është përpjekur të gjejë investitorë për të shpëtuar kompaninë ajrore të falimentuar. Situata është përkeqësuar nga pandemia për shkak të së cilës u ndaluan fluturimet […]

Lexo më shumë

Si kanë ndryshuar çmimet e apartamenteve në njësitë e Tiranës, zonat më të lira dhe të shtrenjta

Si kanë ndryshuar çmimet e apartamenteve në njësitë e Tiranës, zonat më të lira dhe të shtrenjta

Publikuar më 13.08.2021
Nëse do të blesh sot një apartament, në çfarëdo zone të Tira...

Nëse do të blesh sot një apartament, në çfarëdo zone të Tiranës, duhet të mendohesh mirë. Çmimet janë shumë më të shtrenjta sesa një dekadë më parë dhe për më tepër, rritja ka vazhduar dhe në tremujorin e parë. Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në […]

Lexo më shumë

DOKUMENTET/ ‘Një orë këngë sa një apartament’, preventivët e blerjeve të Veliajt (dhe televizori i Ndrenikës)

DOKUMENTET/ ‘Një orë këngë sa një apartament’, preventivët e blerjeve të Veliajt (dhe televizori i Ndrenikës)

Publikuar më 30.07.2021
Arben Rrozhani Robert Ndrenika, në një vend tjetër që vlerës...

Arben Rrozhani Robert Ndrenika, në një vend tjetër që vlerëson artistët siç e meritojnë, do të ishte sot një milioner, sepse mbi gjysëm shekulli ia kushtoi kinemasë dhe teatrit, duke krijuar një galeri fantastike personazhesh dhe karakteresh. Por jetoi dhe zhvilloi artin në Shqipëri dhe, pas viteve ’90, ishte një aktor i madh që jetonte […]

Lexo më shumë

Ekspertët: Po shtohet vjedhja e energjisë nga prodhimi i kriptovalutave, baza kryesore është Durrësi

Ekspertët: Po shtohet vjedhja e energjisë nga prodhimi i kriptovalutave, baza kryesore është Durrësi

Publikuar më 14.07.2021
Në fund të muajit qershor, Policia e Shtetit njoftoi se në n...

Në fund të muajit qershor, Policia e Shtetit njoftoi se në një operacion të zhvilluar në qarkun e Fierit procedoi disa shtetas që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një strukture për prodhimin e kriptovalutave, me akuzat për “Mashtrim kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë […]

Lexo më shumë

Paralajmërohet rritja e çmimit të ujit, nevojë për 5 mld $ investime, kosto edhe te faturat

Paralajmërohet rritja e çmimit të ujit, nevojë për 5 mld $ investime, kosto edhe te faturat

Publikuar më 13.07.2021
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve për të shkuar drejt parame...

Sektori i ujësjellës-kanalizimeve për të shkuar drejt parametrave normalë të furnizimit pa ndërprerje dhe ofrimit të shërbimit në gjithë vendin ka nevojë për 5 miliardë dollarë deri në vitin 2040. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në raportin e performancës të publikuar këto ditë nënvizon se kjo do të ishte e barabartë me investimin sistematik të […]

Lexo më shumë