Reshjet/ Ja si është situata në Shkodër dhe zonat më të prekura nga përmbytjet

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion për situatën e përmbytjeve në këtë qark pas reshjeve të ditëve të fundit. Sipas bashkisë, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë jo e mirë dhe sipërfaqja totale e përmbytur është mbi 1395 Ha.
Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09:00 të datës 12 mars 2018 paraqitet si me poshtë:
Vazhdojnë reshjet e shiut në territorin e Bashkisë Shkodër. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura fatkeqësisht, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë jo e mirë dhe sipërfaqja totale është mbi 1395 Ha. E ndarë sipas njësive, situata paraqitet si më poshtë:
Deri në këto momente, janë mbi 325 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë + argjinaturë) 130 ha, fshati Shirq 120 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 25 ha, fshati Dajç (kënetë) 50 ha. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
Foraxhere + jonxhë 75 Ha
2. E pakultivuar – 250 ha
Gjithashtu kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të përkeqësohet dhe paraqitet si më poshtë:
Në Obot kalimi bëhet i mundur me makina të larta.
Mbi 1000 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 400 ha, fshati Oblikë 400 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 690 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 520 Ha
2.Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 2 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8.Agrume 1Ha
8. E pakultivuar 310 Ha
Gjithashtu në NJA Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Në njësinë administrative Rrethina, në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.
Paraqiten nevoja ditore nga fermerët për bazë ushqimore:
Nevojat për bazë ushqimore ditore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:
Koncentrat 3845 kg/ ditë
Bar i thatë 7190 kg/ditë
Silazh 3135 kg/ditë
Të dhënat për numrin e kafshëve në Nj.Ad Ana e Malit dhe Dajç:
Gjedhë 637 krerë
Të imta 700 krerë
Derra 70 krerë
Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dezinfektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.
Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

Të tjera

Abissnet