Reshjet e dendura të breshëritë bllokojnë qarkullimin në Llogara (Foto)

Publikuar më 08. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Policia Rrugore njofton se në aksin rrugor të Llogarasë qarkullimi i mjeteve funksionon me vështirësi pasi nga reshjet e dendura të breshëritë është krijuar një shtrese e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.

Gjendja më e rënduar paraqitet në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.

Janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi. Njoftohen të gjithë udhëtarët të cilët kanë itinerare të kalojnë në aksin rrugor të Llogorasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet.