Reshjet e dëborës, policia: Ja cilat akse janë problematike

Publikuar më 04. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë orëve të natës në Qarkun e Dibrës në disa akse rrugore rurale ka prezencë të borës dhe akullit.
Aksi rrugor Lurë-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Kala e Dodës-Peshkopi, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor rural Ostren-Trebisht, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor i fshatit Tërnovë, njësia Zerqan, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor rural i Krastës që lidh fshatrat Val, Peshk, Lenë, Thekra, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor nacional Peshkopi-Bulqizë-Klos-Burrel, është i kalueshëm pa probleme.
Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar grupet e shërbimit në akset rrugore, për të drejtuar e menaxhuar me kujdes qarkullimin rrugor si dhe për t’ju ardhur në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës që kanë nevojë për ndihmën e policisë.