Reshje të dendura shiu e bore, Policia jep këshilla: Kujdes në këto akse

Reshje të dendura shiu dhe bore priten në ditët në vijim, kësisoj Drejtoria e Policisë Rrugore u bën thirrje të gjithë shoferëve që të marrin masa dhe të bëjnë kujdes.

Më problematike do të jenë  zonat veriore dhe verilindore ku nevojitet një kujdes i shtuar.

Ku duhet të bëni kujdes:

Në akset rrugore me mjegull, prania e saj:
• E bën rrugën më të padukshme;

  • Ul shikueshmërinë;
  • Zvogëlon kapjen e gomave në asfalt;
  • Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 km/h nëse dukshmëria është më e vogël se 100 metra;

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre:

  • Zvogëloni shpejtësinë;
  • Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;
  • Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;
  • Mbani krahun e djathtë;
    • Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;
  • Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku,
  • Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, akulli, dëbora mbi sipërfaqen e rrugës.
  • Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet te mbani parasysh:

  • Mos lëvizni nga vendngjarja,
  • Telefononi menjëherë në numrat e tel.112 dhe129 Policinë e Shtetit, Ambulancën nr.127 ose 112(Në Tiranë), 128 Zjarrfikëset dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë.
  • Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja.
  • Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;
  • Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek forsforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave.
  • Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distance të mjaftueshme. Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia.
  • Përdorni mjetet e ndihmës së parë.
  • Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin e arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejedrejtimit.

Në raste në akset rrugore ka prani të dëborës dhe akullit, shërbimet e Policisë Rrugore do të kërkojnë përdorimin e zinxhirëve dhe mund te pezullojnë përkohësisht qarkullimin e kategorive të ndryshme të mjeteve.

Drejtuesit e mjeteve në këto ditë festash të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.

Të tjera

Abissnet