Reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Edhe dita e sotme parashikohet të jetë me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Sipas asaj që raporton IGJEUM, qarqet që pritet të kenë sasinë më të madhe të reshjeve janë Shkodra dhe Lezha.

Reshjet:

Sot priten reshje në të gjithë territorin. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në qarkun Shkodër dhe Lezhë reshjet priten të jene mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat:

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 7 / 19 °C

në vendet malore: 4 / 14 °C

Era:

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet