Reshje shiu dhe dëbore! Ja si parashikohet moti sot në vendin tonë

Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por zonat e thella Veriore dhe Lindore do të jenë në ndikimin e reshjeve të dëborës. Mesdita dhe orët vijuese përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 1 gradë C deri në 17 gradë C.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet