Reportazhi i medias malazeze: Në Shkodër për një kafe… (VIDEO)

Kohët e fundit Shkodra është një ndër destinacionet më të preferuara turistike për fundjavat e qytetarëve të Malit të Zi.

 

Televizioni publik i Malit të Zi, RTCG, i ka kushtuar edhe një reportazh ku flet për bukuritë e Shkodrës, vend ku mund të tregtohet sepse çmimet janë të ulëta, dhe kuriozitete të shumta në qytetin me liqenin më të madh në Ballkan.

 

Në video përmenden disa fakte, të tilla si:

 

Shkodra është qyteti në Shqipërinë fqinje të cilin qytetarët e Malit të Zi gjithnjë e më shumë e vizitojnë

 

Larg Podgoricës është rreth 60 km

 

Deri në Shkodër arrihet për 60 minuta

 

Qytetarët e Podgoricës vizitojnë Shkodrën kryesisht për shkak të çmimeve të ulëta. Më shumë preferojnë pjesën, siç e quajnë ata, moderne të qytetit.

 

Por kanë edhe kuriozitet mbi liqenin më të madh në Ballkan

 

Në rrugën kryesore kryesisht ka kafene dhe dyqane

 

Biçikleta është mjeti më i dashur për transport i shkodranëve

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet