×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Reportazh/ Nga varfëria te pandemia, qyteti i “pasur” ku ulet këmbëkryq “mjerimi”

“Nuk ka mbetur njëri këtu!” “Shekulli” sjell panoramën e qytetit më të varfër të Shqipërisë, njëkohësisht shumë të pasur

Briselda Hoxha

Sapo zbritëm në Kukës, në qytetin që duket se e ka kapluar një heshtje e madhe dhe ku ndihet shumë mungesa e të rinjve të këtij qyteti. “Nuk ka mbetur njëri këtu, të gjithë kanë ikur”, tepër trishtuese, por kjo është e para shprehje që u ndeshëm gjatë vëshgimit në këtë qytet të vogël e të heshtur të Shqipërisë.

Rruga të çon drejt tregut të mjerueshëm të qytetit, ku pa pyetur fare askënd dhe pa marrë fare të dhëna të sakta, ndihet qartë vështirësia ekonomike e qytetarëve të Kukësit. “Ne kemi pasur ‘pandemi’ gjithë kohës,”-shprehet  një tregtar. “Tani thjesht është thelluar shumë pandemia këtu tek ne dhe ka shkatërruar akoma më shumë vendin. Po flas në përgjithësi, nëse flas në veçanti, mua personalisht më ka shkatërruar dhe do ta mbyll biznesin sepse këto 4 muaj falimentova. Do largohem familjarisht jashtë. Do ikim atje ku ka shtet, të paktën nëse na ka ngelur dhe pak jetë, do t’i shtrijmë rrënjët jashtë”– shton A.Nela.

Pak më tutje, gjatë ecjes përmes tregut, ajo që binte në sy ishte boshatisja e tij, si nga qytetarët ashtu edhe nga tregtarët ku këta të fundit kishin ulur qepenat, ose nuk i kishin hapur fare. Pyesim një zotëri që shiste produkte bio rrugës, që çfarë po ndodh në këtë qytet dhe shprehet se janë larguar të gjithë, edhe pse Shqipëria është aq e pasur, problemi i vetëm është se gjithë kjo pasuri është vetëm në gojën dhe dorën e një personi. “Jemi aq qytet i pasur o bijë, por nuk merret kush me ne. Kukësi ka bukuri përrallore që nëse do shfrytëzoheshin, do ishte bërë një perlë. Këtu secili që ulet në karrike lufton për gojën e vet dhe askush nuk mendon për vendin dhe popullin. Gjynah jemi, sepse jemi aq të pasur sa nuk ka ku të shkojë, nuk jemi gjynah sepse jemi të varfër, të varfër jemi se kështu duan këta sipër nesh. Shqipëria është perlë, por jemi të detyruar të largohemi dhe më dhemb shpirti kur e them.”- shprehet zotëria rreth të 60-ave i përlotur.

Të pyetur se si e kanë përballuar karantinën dhe si po vijon jeta tani pas hapjes duke qenë se Kukësi rezultoi sërish si qyteti më i varfër i Shqipërisë, tregëtarë dhe qytetarë të zakonshëm shprehen se normalisht ka ndikuar shumë mbyllja në ekonominë e secilës familje. Frika nga virusi ishte një tjetër gjë që ata folën, mirëpo ndiheshin mirë që ishin mirë me shëndet dhe për to kjo ishte kryesore. Më tej, shtuan se ka pasur ulje në çmime të produkteve dhe ushqimeve nëpër dyqane dhe në pazar. Përsa i përket faktit që ky qytet rezulton se është më i varfëri i Shqipërisë, ata shprehen se janë shumë të pasur. “Kukësi nuk mund të jetë i varfër kur është kaq i pasur. Mjafton një sy nëpër periferi të qytetit dhe do ta shikoni pasurinë dhe mrekullitë që ne gëzojmë. Kukësi është vendi ku mbushesh me frymë. Ne na kanë ikur djemtë jashtë për të punuar dhe ky brez që nuk është më këtu, do jetë brezi që do e nxjerrë në pah Kukësin dhe vlerat e tij. Nëse shteti nuk e bën, do ta bëjmë ne. Të paktën atëherë do të largohemi të qetë nga kjo botë.”– shprehet një qytetare.

 

Ikëm dhe kështu e lamë këtë vend kaq të bukur, me rrugë të boshatisura, me dyqane të mbyllura ose të zbrazura, me lokale thuajse bosh, por me një bukuri përrallore dhe me njerëz të mrekullueshëm!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Degëzime të shumta që janë kthyer në rrugë pa krye, bypass-i i Fierit me mangësi në sinjalistikë

Degëzime të shumta që janë kthyer në rrugë pa krye, bypass-i i Fierit me mangësi në sinjalistikë

Publikuar më 12.07.2020
Bypass-i i Fierit u inaugurua 3 javë më parë pasi kaloi nëpë...

Bypass-i i Fierit u inaugurua 3 javë më parë pasi kaloi nëpër një sage 7 vjeçare me nisje dhe ndalesa punimesh. Për përfundimin e rrugës u kërkua rifinancim duke dyfishuar vlerën e parashikuar në fillim, ç’ka e çoi shumën e investimit në 76 milionë euro. Por, rrethrrotullimet dhe degëzimet e shumta duke qenë në mungesë […]

Lexo më shumë

Pandemia çorientoi botën, por si ndikoi marketingu dixhital në këtë periudhë krize te bizneset

Pandemia çorientoi botën, por si ndikoi marketingu dixhital në këtë periudhë krize te bizneset

Publikuar më 12.07.2020
Pandemia COVID ka ndikuar negativisht në të gjitha fushat, p...

Pandemia COVID ka ndikuar negativisht në të gjitha fushat, por mund të bëjmë një përjashtim. Si e ka përjetuar këtë periudhë krize marketingu dixhital? Flet për “Shekulli”-n eksperti IT-së, Tomi Kallanxhi dhe tregon për reagimin e bizneseve ndaj rëndësisë së tij gjatë kohës së mbylljes e më tej Briselda Hoxha Marketingu po zhvendoset nga kanalet […]

Lexo më shumë

Një verë ndryshe! Ulje e çmimeve dhe rënia e ndjeshme e punës: Nga 80 dhoma, 4 rezervime në fundjavë

Një verë ndryshe! Ulje e çmimeve dhe rënia e ndjeshme e punës: Nga 80 dhoma, 4 rezervime në fundjavë

Publikuar më 10.07.2020
Sezon shumë i varfër turistik! Kryetari i Unionit Turistik S...

Sezon shumë i varfër turistik! Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahaman Kasa, flet për “Shekulli”-n lidhur me situatën aktuale të kësaj vere. Turistë të pakët, ulje të çmimeve të hoteleve dhe rënie e ndjeshme e punës gjatë kësaj periudhe Briselda Hoxha  Sezoni turistik, krahasur me një vit më parë, është shumë i varfër. Situata e […]

Lexo më shumë

Frontet e hapura të investimeve të qeverisë kërkojnë edhe 930 mln euro financime, shumica për PPP-të

Frontet e hapura të investimeve të qeverisë kërkojnë edhe 930 mln euro financime, shumica për PPP-të

Publikuar më 10.07.2020
Financimi i 680 projekteve që janë kryesisht investime publi...

Financimi i 680 projekteve që janë kryesisht investime publike në infrastrukturë që kërkojnë mbështetje financiare shumëvjeçare, po vijon nga qeveria shqiptare. Këto projekte kanë një kosto totale prej 507 miliardë lekësh dhe rreth 4 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave që i referohen azhurnimeve të fundit, qershor 2020. Sakaq, deri më […]

Lexo më shumë

Banka e Shqipërisë pezullon deri në fund të vitit shpërndarjen e fitimeve nga bankat

Banka e Shqipërisë pezullon deri në fund të vitit shpërndarjen e fitimeve nga bankat

Publikuar më 10.07.2020
Banka e Shqipërisë njoftoi se në mbledhjen e fundit të datës...

Banka e Shqipërisë njoftoi se në mbledhjen e fundit të datës 1 korrik ka miratuar vendimin “Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat”. Në bazë të këtij vendimi pezullohet, deri në fund të vitit 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, dhe të fitimit që do të […]

Lexo më shumë

Sondazhi/ 59% e shqiptarëve nuk do bëjnë pushime këtë vit, më shumë arsye ekonomike dhe jo frikë

Sondazhi/ 59% e shqiptarëve nuk do bëjnë pushime këtë vit, më shumë arsye ekonomike dhe jo frikë

Publikuar më 10.07.2020
Sipas një sondazhi të IDRApoll.com, komunitieti online i ank...

Sipas një sondazhi të IDRApoll.com, komunitieti online i anketimeve nga IDRA Research & Consulting,, gati 59% e shqiptarëve shprehen se nuk do të bëjnë pushime sivjet. Vetëm 8% e atyre që nuk do të shkojnë me pushime ndalohen nga frika e COVID-19 e cila lidhet ngushtë me shëndetin. Pjesa më e madhe e tyre që […]

Lexo më shumë

“Nuk e rrisim ne biletën, atë e rrit shteti!” Transporti: Na premtuan heqje taksash dhe na sollën zarfin, masa për 10 ditë

“Nuk e rrisim ne biletën, atë e rrit shteti!” Transporti: Na premtuan heqje taksash dhe na sollën zarfin, masa për 10 ditë

Publikuar më 09.07.2020
Shoqata e Transportit Ndërqytetas i kërkon Bashkisë së Tiran...

Shoqata e Transportit Ndërqytetas i kërkon Bashkisë së Tiranës të heqë taksën për këtë sektor, paralajmëron se do të marrë masa pas 10 ditësh nëse nuk do të ketë një përgjigje për kërkesat. Flet për “Shekulli”-n kreu i Shoqatës Kujtim Mema Briselda Hoxha Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre ndaj […]

Lexo më shumë

Gjoba në zonat turistike për këdo që nuk zbaton protokollet e COVID-19, do të dënohen shkeljet

Gjoba në zonat turistike për këdo që nuk zbaton protokollet e COVID-19, do të dënohen shkeljet

Publikuar më 09.07.2020
Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë ...

Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi gjatë fjalës në Kuvend se, përmes ndryshimeve në aktin normative, do të forcohen penalitetet […]

Lexo më shumë