Rëndohet dosja e Aleksandër Lucës, shtohen akuza kundër tij

I riu shqiptar i arrestuar për vrasjen e studentes greke në ishullin e Rodosit, akuzohet edhe për vepra të tjera penale që kanë të bëjnë me abuzim apo ngacmimin seksual. Mediat greke shkruajnë se ndaj Aleksandër Lucës, të riun shqiptar të akuzuar për vrasjen e Eleni Topaloudi, ka ankesa serioze edhe nga 3 vajza të tjera. Një prej vajzave ka thënë se është abuzuar seksualisht nga Luca.

Madje, edhe një djalë është deklaruar se Luca ka tentuar ta përdhunojë. Gjithsesi, vajzat kanë dhënë deklarata, por se nuk kanë bërë denoncim formal në polici. Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras akuzohen se kanë abuzuar seksualisht dhe kanë dhunuar për vdekje studenten greke Eleni Topaloudi, trupin e së cilës e hodhën më pas në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit nëntor 2017. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras ndodhen në të njëjtën qeli por nuk flasin me njëri-tjetrin. Mbi ta rëndon akuza e vrasjes së studentes  greke, krim ky konsideruar si makabër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet