Renditja në kampionatin anglez, nëse VAR nuk do të ekzistonte

Liverpooli nuk njeh rival dhe marshon bindshëm drejt titullit kampion këtë sezon në Premier League. Këtë e tregoi edhe në transfertën e fundjvës ndaj Totenhemit të Murinjos, ku fitoi me rezultatin minimal 0-1, me gol të Firminjos.

Por çdo javë në Angli sjell kritika drejt përdorimit të teknologjisë VAR. Për këtë arsye, “Givemesport” ka analizuar se si do të dukej tabela e Premierligës po të mos përdorej kjo teknologji.

Liverpooli do të ishte sërish lideri, megjithatë epërsia ndaj Manchester Cityt do të zvogëlohej në vetëm 7 pikë. VAR-i ishte sërish në qendër të vëmendjes gjatë javës së fundit, shkaku i vendimit për t’ia anuluar golin e barazimit West Hamit, pasi topi e kishte prekur dorën e Declan Rice.

Kjo teknologji vazhdoi me të njëjtën rrjedhë edhe gjatë ndeshjeve të tjera të fundjavës, duke i anuluar edhe tri gola të tjera.

Tabela e Premier Leagues pa përdorimin e VAR-it:

1 | Liverpool | Pikët: 57 | Diferenca në pikë: -4

2 | Man City | Pikët: 50 | Diferenca në pikë: +3

3 | Leicester | Pikët: 41 | Diferenca në pikë: -4

4 | Chelsea | Pikët: 41 | Diferenca në pikë: +2

5 | Ëolves | Pikët: 36 | Diferenca në pikë: +5

6 | Man Utd | Pikët: 32 | Diferenca në pikë: -2

7 | Sheffield United | Pikët: 31 | Diferenca në pikë: -1

8 | Arsenal | Pikët: 31 | Diferenca në pikë: +3

9 | Everton | Pikët: 31 | Diferenca në pikë: +3

10 | Tottenham | Pikët: 29 | Diferenca në pikë: -1

11 | Crystal Palace | Pikët: 28 | Diferenca në pikë: -1

12 | Ëest Ham | Pikët: 26 | Diferenca në pikë: +4

13 | Neëcastle | Pikët: 26 | Diferenca në pikë: 0

14 | Burnley | Pikët: 25 | Diferenca në pikë: +1

15 | Southampton | Pikët: 22 | Diferenca në pikë: -6

16 | Ëatford | Pikët: 22 | Diferenca në pikë 0

17 | Aston Villa | Pikët: 21 | Diferenca në pikë: 0

18 | Norëich | Pikët: 20 | Diferenca në pikë: +6

19 | Brighton | Pikët: 18 | Diferenca në pikë: -6

20 | Bournemouth | Pikët: 17 | Diferenca në pikë: -3

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet