Rektori i komanduar akuzohet edhe për një tjetër plagjiturë, ja denoncimi (Foto)

Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka caktuar rektorin e përkohshëm të Universitetit të Tiranës, pas shkarkimit të Mynyr Konit.

Rektori i komanduar është Bernard Dosti, i cili më parë ka mbajtur postin e zv/rektorit të UT.

Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, kanë ardhur edhe reagimet kundër këtij vendimi të ministres Shahini.

Duket se gjërat nuk do të jenë të lehta për Bernard Dostin, i cili u akuzua pak minuta më parë nga Vladimir Kola për plagjiaturë. Kjo nuk është hera e parë që mbi Dostin rëndojnë akuza të tilla, kujtojmë se më parë rektori i komanduar është akuzuar për plagjiaturë nga Taulant Muka.

Më poshtë mund të shihni reagimin e plotë të Vladimir Kolës, i cili ka paraqitur edhe foto nga artikulli shkencor që është marrë nga Dosti.

Postimi i plotë i Vladimir Kolës:

REKTORI I KOMANDUAR I UNIVERSITETIT TE TIRANËS, ARTIKULL SHKENCOR ME PLAGJIATURË

Zbulimi dhe analiza e plagjiaturës se artikullit shkencor me titull :

“Financial Crisis Effect on Public Debt in Western Balkans Countries”,

me autorë Adela Shera, Ledjon Shahini dhe Bernard Dosti, i publikuar në revistën “Journal of Knowledge Management, Economics and Information Technology”, 2015, Vol. V, n. 1, faqet 1-17.

Artikulli me plagjiaturë gjendet në internet në adresën:

http://www.scientificpapers.org/…/1502_Shera_Shahini_Dosti-…

Në artikullin në fjalë janë kopjuar 10 paragrafë nga një tjetër artikull shkencor me titull

“The Effects of Economic Crisis in the Western Balkan Countries”,

me autorë Radmilo Nikolić, Aleksandra Fedajev dhe Dejan Riznić, i publikuar në revistën Annals of The University of Oradea Fascicle of Management and Technological Engineering”, 2013, n. 2, faqet 188-194.

Artikulli origjinal gjendet në internet në adresën:

https://www.researchgate.net/…/307720961_THE_EFFECTS_OF_ECO…

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

© Vladimir Kola

Poshtë po vendos krahasimin e teksteve:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet