×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rektorët dhe dekanët kandidojnë me veten, shkeljet flagrante në zgjedhjet e 30 korrikut për universitetet

Beteja për zgjedhjet në universitet/ Marash Logu thotë për “Shekulli”-n se 60 % e të rinjve nuk marrin dot pjesë në zgjedhjet e 30 korrikut. Ai tregon të gjitha shkeljet e këtij procesi, teksa shton se disa universitete në rrethe kanë vetëm një kandidat. Javën e ardhshme pritet interpelancë me ministren e Arsimit

Enida Vërça

Procesi i zgjedhjeve në universitetin e Tiranës, i cili pritet të zhvillohet në 30 korrik ka krijuar një situatë të paqartë për studentët. Rektori në detyrë, Mynyr Koni dhe studentët, shprehen se procesi është i paligjshëm dhe nuk mund të mbahen në datën e caktuar. Të ndodhur në këto kushte, studentët në bashkëpunim me Qëndresën Qytetare, pas padisë së dorëzuar dy muaj më parë në gjykatë, zhvilluan edhe seancën e parë. Nga ana tjetër Gjykata Administrative, nuk mori një vendim mbi këto zgjedhje, duke e shtyrë procesin në 18 shtator. Marash Logu, përfaqësuesi i studentëve nga QQ tregon për “Shekulli”-n të gjitha shkeljet që janë konstatuar në këtë proces. Po ashtu, ai thotë se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen, pasi studentët nuk janë në auditor në këtë datë. Logu thotë se rreth 60% e të rinjve janë përjashtuar nga e drejta për të votuar. Problemi i zgjedhjeve, shtrihet edhe në universitetet e rretheve, ku përveç mungesës së studentëve, kandidojnë nga një rektor apo dekan. Në fjalën e tij, Logu propozon muajin nëntor të vitit 2020 për zhvillimin e tyre, pasi edhe situata në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, nuk është aspak favorizuese. Më tej njofton se javën e ardhshme pritet të zhvillohet në Kuvend interpelancë me ministren e Arsimit.

Kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e 30 korrikut për rektorë dhe dekanë në universitete, shumë student e kanë kundërshtuar këtë datë, pse mendoni se nuk mund të realizohen?

Ne kemi kundërshtuar zhvillimin e zgjedhjeve në datën 30 korrik, pasi më shumë se zgjedhje, ato do të jenë noterizim i të njëjtëve emra që drejtojnë universitetet tona prej më shumë se 30 vitesh, pasi në kulmin e situatës së pandemisë, ndërkohë që rastet rriten çdo ditë dhe po ashtu numri i viktimave, është e qartë se nuk mund të kemi proces normal zgjedhor. Jo vetëm kaq, por data 30 korrik, përkon me një kohë kur studentët dhe pedagogët janë me pushime, ç’ka do të thotë se edhe në një kohë normale, ata nuk do të gjendeshin në universitete për të dëgjuar platformat dhe idetë e kandidatëve e më pas për të votuar.

Cilat janë shkeljet që janë konstatuar mbi këto zgjedhje?

Urdhri i Ministres së Arsimit përcaktimin e datës së zgjedhjeve në 30 korrik është i paligjshëm pasi nuk mbështetet në asnjë nen, paragraf apo germë të ligjit për Arsimin e Lartë. Po të lexoni nenet 7 dhe 131 të ligjit për Arsimin e Lartë- të cituara në urdhrin e Ministres, asnjëri prej tyre nuk e parashikon shprehimisht këtë kompetencë të Ministres. E drejta e Ministrit të Arsimit për të caktuar datën e zgjedhjeve ka qenë e parashikuar në ligjin e vitit 2007 (neni 21, parag.9), por me ligjin e ri kjo e drejtë iu ka kaluar vetë universiteteve, duke qenë se hartojnë në mënyrë të pavarur rregulloret e zgjedhjeve. Së dyti, urdhri për mbylljen e procesit zgjedhor brenda një muaji 30 qershor-30 korrik, krijon një situatë të paprecedentë paligjshmërie, pasi asnjë universitet publik, pa shkelur rregulloren e zgjedhjeve, nuk do të mundë të mbyllë procesin zgjedhor brenda një muaji. Kjo pasi rregulloret e zgjedhjeve kërkojnë minimalisht dy javë kohë për ngritjen e infrastrukturës zgjedhore, përkatësisht zgjedhja dhe konstituimi i komisioneve zgjedhore, regjistrimi i kandidatëve, shpallja e kandidaturave, fushata zgjedhore, përgatitja e listave dhe materialeve të tjera zgjedhore. Shtuar këtij afati dyjavor, edhe periudha një mujore për zhvillimin e fushatës zgjedhore. Pra, nëse të gjitha afatet do të respektoheshin me përpikëri, do të duhej minimalisht një muaj e gjysmë për të garantuar një proces të ligjshëm. Për shembull, Rektori i Universitetit të Tiranës ka informuar zyrtarisht Ministrinë e Arsimit se në datën 30 korrik është e pamundur të mbahen zgjedhje të rregullta e të ligjshme në UT.

 Situata paraqitet e tillë vetëm në Tiranë, apo problematika shtrihet edhe në universitetet e rretheve?

Situata e pandemisë, afati i pamjaftueshëm për zhvillimin e zgjedhjeve, zgjedhja e të njëjtave emra në pozicione drejtuese rektor apo dekan, mungesa e llogaridhënies, platformave, ideve dhe diskutimeve janë problematika që hasen jo vetëm në universitetet publike në Tiranë, por kudo në rrethe. Sigurisht, për shkak të përqendrimit të vëmendjes në Tiranë, ato janë më pak të lakuara. Për shembull, Universiteti i Shkodrës ka ngritur gjithë infrastrukturën zgjedhore jashtë afateve të parashikuara nga rregullorja e zgjedhjeve, duke mos iu lënë as kandidatëve kohën e nevojshme për fushatë. Universitete si ai i Durrësit apo Elbasanit, në të shumtën e rasteve, konkurrojnë për rektor apo dekan vetëm nga një kandidat i vetëm, ç’ka i përjashton pedagogët dhe studentët nga mundësia për të zgjedhur ndërmjet alternativave të ndryshme. Ajo që mund të themi është se sot sistemi universitar në mbarë vendin po vuan të njëjtat probleme sa i përket problematikave me zgjedhjet dhe nivelin e demokracisë.

 Sa për qind e studentëve rrezikojnë të mos marrin pjesë në këto votime?

Në datën 30 prill, Ministrja e Arsimit ka nxjerrë një urdhër sipas të cilit dy vitet e para të Bachelor-it dhe viti i parë i Master-it nuk duhet të kthehen në universitet deri më 25 gusht. Si rrjedhojë e këtij urdhri 3/5 ose 60% e studentëve janë përjashtuar nga e drejta për të votuar, pasi nuk do të gjenden në universitete në kohën e zhvillimit të zgjedhjeve. Nga ana tjetër, edhe studentët e vitit të tretë Bachelor dhe vitit të dytë Master deri më 25 korrik në pjesën më të madhe do t’i kenë përfunduar provimet dhe kthyer në shtëpi, ç’ka do të thotë se edhe pjesëmarrja e këtyre studentëve do të jetë në nivele fare minimale. Kemi parë zgjedhje me një kandidat, ndërsa këtë vit do të shohim zgjedhje pa zgjedhës.

Tashmë, keni nisur betejën për ligjshmërinë e zgjedhjeve dhe e keni depozituar atë në Gjykatën Administrative, nga ana tjetër kjo e fundit vendosi të mos marrë një vendim mbi padinë e ngritur. Me çfarë argumentesh?

Ne kemi depozituar një padi, ku kemi kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Më 10 korrik kishim seancën e parë dhe kërkuam pezullimin e zgjedhjeve deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e gjykatës. Por, kjo e fundit në mënyrë të habitshme, vendosi të mos shprehej mbi këtë kërkesë, pavarësisht se e kishte detyrim ligjor sipas legjislacionit për gjykatat administrative. Ndërkohë, seanca e ardhshme u vendos në datën 18 shtator, pavarësisht se ne e informuam që zgjedhjet do të zhvilloheshin në 30 korrik. Qartazi, edhe sistemi gjyqësor ku ne kërkuam të garantonim të drejtat tona nuk funksionoi siç duhet, ndoshta edhe me presionin e disa palëve që janë të interesuara drejt për drejtë për t’i shkuar deri në fund paligjshmërisë së tyre. Megjithatë, ne do ta vazhdojmë betejën gjyqësore që kemi filluar deri në momentin që gjykata administrative do të pranojë vendosjen e ligjshmërisë në Universitetin e Tiranës.

 Të ndodhur në këto kushte, cila është data që propozoni për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve dhe cili është hapi i radhës?

Në vlerësimin tonë, momenti më i përshtatshëm për zhvillimin e zgjedhjeve do të ishte nëntor i 2020-s, kohë kjo që përkon me kthimin e të gjithë studentëve Bachelor dhe Master në universitete, dhe rifillimin normalisht të procesit mësimor. Kjo do të garantonte jo vetëm votën e studentëve, por zhvillimin e një procesi normal zgjedhor ku kandidatët paraqesin platformat, idetë, debatojnë me njëri-tjetrin për të ofruar më të mirën për universitetet në katër vitet e ardhshme. Ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë që zgjedhjet e 30 korrik-ut të mos zhvillohen. Ne i kemi kërkuar zyrtarisht Kuvendit që të thërrasë Ministren e Arsimit në interpelancë urgjente për çështjen e zgjedhjeve. Kjo kërkesë ka marrë rrugë zyrtarisht dhe javës së ardhshme do të zhvillohet interpelanca. Ne do t’i kërkojmë një takim edhe Presidentit të Republikës, si kreu i shtetit dhe organi kushtetues që dekreton rektorët e rinj, që të mbajë një qëndrim të qartë e të prerë se zgjedhje pa studentë nuk mund të ketë në universitetet publike. Zgjedhjet në universitete duhet të jenë të rregullta, të ligjshme dhe gjithëpërfshirëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aksident i rëndë në Orikum, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Orikum, humb jetën një person

Publikuar më 26.09.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në a...

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Orikum-Llogara, ku një persona ka ndërruar jetë. Paraprakisht mësohet se një automjet i tipit “Passat”, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një  shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka […]

Lexo më shumë

Aeroporti “Nënë Tereza” publikon listën e 27 fluturimeve të konfirmuar për nesër, ja thirrja për udhëtarët

Aeroporti “Nënë Tereza” publikon listën e 27 fluturimeve të konfirmuar për nesër, ja thirrja për udhëtarët

Publikuar më 26.09.2020
Tirana International Airport (TIA), përmes një postimi në fa...

Tirana International Airport (TIA), përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka bërë publike listën e fluturimeve të konfirmuara për nesër. Ashtu siç mund të shihni edhe në listën e mëposhtme, bëhet fjala për 27 fluturime të konfirmuara, ndërsa TIA ju bën thirrje udhëtarëve që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo fluturimi dhe shtetet […]

Lexo më shumë

“Me Covid-19, por tamponi doli negativ”, gazetari rrëfen përjetimet: Kolla nuk m’u nda, një natë e pashë veten shumë keq

“Me Covid-19, por tamponi doli negativ”, gazetari rrëfen përjetimet: Kolla nuk m’u nda, një natë e pashë veten shumë keq

Publikuar më 26.09.2020
Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për ...

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në News24. I ftuar në  studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën rrëfeu përjetimet e tij në bashkëjetesë me koronavirusin edhe pse taponi i kryer rezultoi negativ. “Më ishte krijuar ideja e trimëruar disi, […]

Lexo më shumë

“Na konsiderojnë pasanikë”, Elton Deda ngre shqetësimin: Kemi 8 muaj pa punuar, po shkojnë drejt falimentit

“Na konsiderojnë pasanikë”, Elton Deda ngre shqetësimin: Kemi 8 muaj pa punuar, po shkojnë drejt falimentit

Publikuar më 26.09.2020
Prej tetë muajsh, koronavirusi ka dëmtuar rëndë edhe industr...

Prej tetë muajsh, koronavirusi ka dëmtuar rëndë edhe industrinë e muzikës, duke shtyrë apo anuluar shumë koncerte. Së fundmi, Elton Deda ka treguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” se sa pesimist është bërë për të ardhmen e muzikës, sepse nuk ka mbështetje nga shteti. “Tashmë ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin […]

Lexo më shumë

Bulqizë/ Koronavirusi infekton shkollën 9-vjeçare, 5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë

Bulqizë/ Koronavirusi infekton shkollën 9-vjeçare, 5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë

Publikuar më 26.09.2020
Koronavirusi ka “hyrë” në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tanci”...

Koronavirusi ka “hyrë” në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tanci” në Bulqizë. Raportohet se drejtori i shkollës dhe 5 mësues kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Edhe pse janë 5 mësues dhe drejtori i shkollës me Covid-19 mësimi vazhdon rregullisht. Në qarkun e Dibrës janë aktiv me koronavirus 90 persona.

Lexo më shumë

E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës, trupi ende në trotuar (Foto)

E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës, trupi ende në trotuar (Foto)

Publikuar më 26.09.2020
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Ti...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një grua është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banonte , duke ndërruar jetë në vend. Paraprakisht behet e ditur se ngjarja ka ndodhur te rruga e “Dibrës”, dhe viktima është shtetësja B.K., 60 vjeç. Dyshohet se  shtetasja B.K, vuante nga […]

Lexo më shumë

“Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese!”, ministrja Xhaçka: Mund të kemi të papritura

“Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese!”, ministrja Xhaçka: Mund të kemi të papritura

Publikuar më 26.09.2020
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për med...

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat sqaroi situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq. Referuar të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit si dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë, niveli i ujit mund të arrijë nivele të papërballueshme nga infrastruktura e kullimit dhe […]

Lexo më shumë

Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2020
Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga korona...

Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në […]

Lexo më shumë