×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rekord në rajon me azilkërkues, nga 2008-a, mbi 700 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Shifrat janë bërë të ditura nga Eurostat, Instituti Europian i Statistikave. Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mban rekordin për numrin e shtetasve të saj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në një shtet të Bashkimit Europian. Për të njëjtën periudhë (2008-2020) kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 426 mijë serbë, 337 mijë boshnjakë, 285 mijë shtetas të Kosovës, 195 mijë nga Maqedonia e Veriut dhe më pak se 20 mijë nga Mali i Zi.

Në raport me popullsinë, diferenca është edhe më e lartë. Gati 25% e popullsisë shqiptare (të vitit 2020) tashmë jeton e punon në një nga vendet e Bashkimit Europian. Vendi i dyte pas nesh është Kosova (15.4%), e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (10.3%), Maqedonia e Veriut (9.4%), Serbia (6.2) dhe Mali i Zi (3.3%).

Edhe institucionet ndërkombëtare e llogarisin numrin e emigrantëve nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë për këto vende nga shtetet e Bashkimit Europian.

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, në një raport të mëparshëm, gjeti se Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për periudhën 2010-2020.

Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e për rrjedhojë, kanë edhe flukset më të larta emigratore.

Italia dhe Greqia kryesojnë

Italia dhe Greqia, dy destinacionet që kanë pritur numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë pas viteve 90, kanë dhënë 84% të lejeve të qëndrimit për herë të parë për periudhën 2008-2020. Rekordin e mban Italia, me 342.5 mijë leje gjithsej, ose 49% të totalit. Greqia ka dhënë 247.6 mijë të tilla (35%).

Që nga viti 2013, Gjermania ka rritur ndjeshëm numrin e lejeve të dhëna, pasi ky shtet është bërë i preferuar për punonjësit shqiptarë sidomos mjekë e infermierë dhe specialistë të teknologjisë së informacionit. Ekonomia më e madhe e Europës ka dhënë gjithsej 48 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë deri në fund të vitit 2020.

Në vend të katërt është Franca, me 15 mijë leje (2% e totalit) e ndjekur nga Kroacia, e cila nga 2018-a ka dhënë mesatarisht një deri në 2 mijë leje qëndrimi në vit.

Në vitin 2020 morën leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian 37,592 shtetas shqiptarë, sipas Eurostat. 52% e tyre e morën për arsye familjare, 16% për punë, 3% për edukim dhe më pas renditen arsye të tjera, pa u specifikuar. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shtetasit shqiptarë ka rënë me 38%, i ndikuar nga situata e krijuar nga pandemia. Në rajon, numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna për vitin 2020 e mban Serbia, me 40.8 mijë, më pas Shqipëria (37.6 mijë) e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (35.1 mijë), Kosova (31.6 mijë), Maqedonia e Veriut (16.3 mijë), Mali i Zi (2.7 mijë)./MONITOR/

Azilkërkues shqiptarë në Lion të Francës

Grafiku me azilkërkuesit nga Ballkani në BE

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Publikuar më 27.01.2022
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qyteti...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari E.R. 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e […]

Lexo më shumë

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Publikuar më 27.01.2022
I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar...

I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar ka deklaruar prerazi këtë të enjte se nëse Sali Berisha rikthehet në krye të Partisë Demokratike nuk mund të priten marrëdhënie të kësaj të fundit normale me SHBA-të. Sipas Gabierl Escobar, nuk është normale që një njeri i sanksionuar për vepra të mëdha korrupsioni të jetë […]

Lexo më shumë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Publikuar më 27.01.2022
Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion...

Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion turistik. Duke qenë të preferuara për turistët nga e gjithë bota, ato bëhen një treg potencial për drogat që përdoren nëpër feta të Kankunit, Playa del Carmen, Tulum etj. DEA Amerikane dhe Interpol kanë zbuluar kriminelë të kërkuar nga të paktën 12 vende që banojnë në shtetin […]

Lexo më shumë

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Publikuar më 27.01.2022
Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si m...

Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë për Rai News Vincenzo Musacchio* thekson se vendet si Dubai janë shndërruar në pikën më strategjike të trafikantëve të drogës të cilët kontrollojnë gjithçka që andej dhe madje investojnë në […]

Lexo më shumë

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Publikuar më 27.01.2022
Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka ...

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme. Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Publikuar më 27.01.2022
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se...

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur pjesëtari i Gardës Nacionale të Ukrainës qëllon me kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte […]

Lexo më shumë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Publikuar më 27.01.2022
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima ng...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, pandemia nuk ka kursyer as fëmijët. Një djalë 9-vjeçar nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Ndër të tjera, kanë humbur jetën dhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi […]

Lexo më shumë

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar më 27.01.2022
Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orë...

Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 5662 testime, kanë rezultuar pozitivë 1549 qytetarë. Betejën me COVID e kanë humbur 6 qytetarë. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 […]

Lexo më shumë