×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rekord infektimesh me COVID, 2179 të prekur në 24 orë në vend, 7 humbje jete

Këtë të premte është shënuar shifra më e lartë e infektimeve me COVID që nga fillimi i pandemisë në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nga 7626 testime janë shënuar 2179 qytetarë të infektuar me COVID. Rekordi i fundit u shënua me 11 janar të këtij viti me 2177 qytetarë të infektuar.

Betejën me COVID e kanë humbur 7 qytetarë. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pozitivë me COVID kanë rezultuar 2179 qytetarë, në këto bashki: 1120 në Tiranë, 118 në Durrës, 93 në Shkodër, 89 në Elbasan, 65 në Gjirokastër, 60 në Vlorë, 59 në Fier, 44 në Lushnje, 40 në Berat, 38 në Sarandë, 36 në Kamëz, 35 në Kurbin, nga 24 qytetarë në Krujë, Mat, 23 në Korçë, 19 në Tepelenë, nga 18 qytetarë në Pogradec, Vorë, nga 17 qytetarë në Lezhë, Devoll, 16 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Skrapar, 13 në Mallakastër, 12 në Dibër, 10 në Librazhd, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Mirditë, Divjakë, Cerrik, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Belsh, Himarë, Shijak, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Selenicë, Përmet, nga 5 qytetarë në Peqin, Tropojë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Has, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Roskovec, Finiq, Maliq, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Klos.

Në të gjithë vendin janë 19,131 pacientë aktivë me COVID. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″, apelon ministria.

Statistika (14 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2179
Të shëruar në 24 orë 824
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 7626

Testime totale 1,564,562
Raste pozitive 228,777
Raste të shëruara 206,384
Raste Aktive 19,131
Humbje jete 3,262

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9495
Durrës 1537
Fier 1436
Elbasan 1385
Vlorë 1125
Shkodër 1137
Gjirokastër 833
Berat 618
Lezhë 593
Korçë 551
Dibër 252
Kukës 169

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, kalimi pa asnjë kontroll policor gjatë fundjavës (VIDEO)

Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, kalimi pa asnjë kontroll policor gjatë fundjavës (VIDEO)

Publikuar më 25.06.2022
Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të k...

Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, kështu që çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentesh apo policor. Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt më 20 qershor 2022 […]

Lexo më shumë

Shoferi përplaset me trafikndarësen në Maliq, plagoset rëndë bashkë me pasagjerin

Shoferi përplaset me trafikndarësen në Maliq, plagoset rëndë bashkë me pasagjerin

Publikuar më 25.06.2022
Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në fshatin Pirg të ...

Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në fshatin Pirg të Maliqit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Shoferi ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tyrbes së fshatit Pirg vetëm pak […]

Lexo më shumë

Kaos në rrugët e SHBA-ve, protestuesit që mbështesin abortin djegin flamurin amerikan (PAMJET)

Kaos në rrugët e SHBA-ve, protestuesit që mbështesin abortin djegin flamurin amerikan (PAMJET)

Publikuar më 25.06.2022
Protestuesit pro abortit në Uashington, D.C. dogjën flamurin...

Protestuesit pro abortit në Uashington, D.C. dogjën flamurin amerikan të premten mbrëma pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të shfuqizuar të drejtën ligjore 50-vjeçare të grave për abort. Protestuesit dogjën flamurin amerikan pranë kryqëzimit të D St. NW dhe 7th St SW në Uashington, D.C, raporton foxnews. Protesta ka pasur edhe në qytetin e New […]

Lexo më shumë

Edvin Prifti akuzon: Më sollën një mjek të ri te QSUT, nga fisi i këtyre të drejtësisë, që të operonte si i pari, unë thashë jo

Edvin Prifti akuzon: Më sollën një mjek të ri te QSUT, nga fisi i këtyre të drejtësisë, që të operonte si i pari, unë thashë jo

Publikuar më 25.06.2022
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur dje të lërë në fuqi p...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur dje të lërë në fuqi pezullimin nga detyra të mjekut Edvin Prifti, deri në shkurt të vitit 2023. Ai është nën hetim dhe sipas togave të zeza, nuk mund të veshë përparsen e bardhë sepse mund të prishë provat. Mjeku zbulon për herë të parë dhe një rast që […]

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje për strehim, Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin për llogaritjen e gjobës

Ndërtimet pa leje për strehim, Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin për llogaritjen e gjobës

Publikuar më 25.06.2022
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një pikë të Ligjit “Për pl...

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një pikë të Ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim pasi ajo nuk respekton parimin e proporcionalitetit. Vendimi është marrë nga Gjykata këtë javë, pasi ajo mori në shqyrtim në seancë plenare […]

Lexo më shumë

Berisha: Gjuha politike e Ramës, e padenjë për një shtetar

Berisha: Gjuha politike e Ramës, e padenjë për një shtetar

Publikuar më 25.06.2022
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se p...

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se përdor një gjuhë të padenjë për një shtetar. Duke iu referuar përplasjes me zyrtarët bullgarë, Berisha shkruan se “nuk është hera e parë që komunikimi, fjalori dhe etika e Edi Rama, brenda dhe jashtë Shqipërisë, eshte e padenje dhe ordinere”. Postimi i Berishës Gjuha politike e Rames e padenje […]

Lexo më shumë

Rama takon Hasijen në Austri: U lumturova shumë që e takova, jam dakord me kryetarin

Rama takon Hasijen në Austri: U lumturova shumë që e takova, jam dakord me kryetarin

Publikuar më 25.06.2022
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Wachau të Austrisë. Ai ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Wachau të Austrisë. Ai njofton se sapo ka përfunduar një takim me kancelarin Austriak, por në përfundim të këtij takimi, Rama ka hasur në një grua shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Ai shprehet se Hasija e ka përshëndetur në shqip. Ndërsa kjo e fundit thotë që ndihet shumë e lumtur […]

Lexo më shumë

Gjendet në rezervuar trupi i 67-vjeçarit, familja e kërkonte prej ditësh

Gjendet në rezervuar trupi i 67-vjeçarit, familja e kërkonte prej ditësh

Publikuar më 25.06.2022
Trupi i një 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete sot në re...

Trupi i një 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete sot në rezervuarin e Hecit. Policia bën me dije se viktima është shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas. Familja e tij prej ditësh e kërkonte dhe djali kishte bërë dhe kallëzim në polici për zhdukjen e të atit. “Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa […]

Lexo më shumë