Rekord i ri botëror. Me 20 mijë bletë në trup me peshë 100 kg

Foto 1 nga 1 Pas Para

Një burrë nga Arabia Saudite ka arritur të thyejë rekordin botëror duke mbajtur në trup mbi 20 mijë bletë të cilat peshonin 100 kilogram. Deri tani ky rekord mbahej nga kinezi Ruan Liangming.

Pasi vendosi mbi trup dhe fytyrë mbi 60 Bletë Mbretëresha, Fatani qëndroi për rreth një orë në këmbë duke pritur ushtrinë me bletë që të afroheshin pranë mbretëreshave. Pas një ore, mbi trupin e tij numëroheshin mbi 20 mijë bletë me një peshë prej 100 kilogram. Rekordi i mëparshëm mbahej nga kinezi Ruan Liangming, i cili e mbante atë me 63.7 kilogram bleta mbi trup.

Edhe vitin e kaluar Fatani pati tentuar të thyejë rekordin por nuk e ka arritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet