Rekord, fiton 190 milionë euro në loto

Publikuar më 07. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një person që ka kryqëzuar numrat e duhur në llotarinë “Euromillions”, ka thyer të gjitha rekordet e deritashme në këtë lojë fati: ai ose ajo ka fituar plot 190 milionë euro (218.3 milionë franga).

Fjala është për një person që tiketën e lotarisë e ka blerë në Spanjë. Po ashtu është edhe një fitues ose fituese nga Zvicra që ka fituar 1.8 milion franga.

Siç bën të ditur Loterie Romande, numrat fitues ishin 1, 9, 15, 19 dhe 25 si dhe yjet 1 dhe 7.

Euromillions luhet në Zvicër, Belgjikë, Francë, Britani të Madhe, Luksemburg, Irlandë, Austri, Spanjë dhe Portugali. Shanset për të qëlluar “jackpotin” janë një me 116 milionë, raporton “Albinfoch”.