Reja largon “gardën e vjetër”, ja të rinjtë që do grumbullohen me kombëtaren

Trajneri Edi Reja duket se do ta çojë deri në fund rinovimin e kombëtares shqiptare. Në ditët e ardhshme pritet të shpallet lista e kombëtares për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë, ku pritet të mungojnë ftesa për disa lojtarë që kanë qenë “të paprekshëm” te kuqezinjtë.

Mësohet se jashtë listës së të grumbulluarve do të kapiteni Mërgim Mavraj. Flitet se jashtë do të lihet edhe mesfushori Taulant Xhaka, por ky informacion është i pakonfirmuar.

Tekniku italian reja pritet të afrojë në skuadër të rinj që së fundmi kanë shfaqur një formë të mirë, si Endri Çekiçi dhe Armand Broja. Sa i takon kapitenit Mavraj duket se qendërmbrojtësi ofron pak nga cilësitë e dikurshme, dhe pas sfidës me Francën prania e tij në formacion u vu në dyshim.

Mes të grumbulluarve mund të jetë një tjetër lojtar i ri si Lindon Selahi, që luan me Twenten në kampionatin holandez. Duket se paraqitja e Manajt dhe Bares në ndeshjen ndaj Islandës ka qenë një sinjal i qartë për trajnerin Reja që të besojë më shumë te lojtarët e rinj dhe të krijoj bindjen se është momenti i duhur për një rinovim brezash. /E.SH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet