Reja flet për humbjen ndaj Islandës dhe tregon formacionin për ndeshjen e nesërme

Ditën e sotme trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja doli në konferencën për shtyp ku foli në lidhje me ndeshjen e të shtunës me Islandën dhe në prag të ndeshjes së nesërme kundër Moldavisë.

73-vjeçari tha se vendet e futbollistëve ishin të duhurat por se mungoi finalizimi.

“Vendet ishin të duhurat. Mesfusha ishte e duhura. Na mungoi finalizimi. Ata mbërritën vetëm një herë në portë dhe na ndëshkuan. Kemi edhe 24 orë që duhet të shikojmë. Mesfusha besoj se duhet të ndryshohet më shumë, pasi është lodhur më shumë. Kam 3-4 futbollistë që mund të nisin. Më përpara duhet të flas me lojtarët dhe më pas me shtypin. Ndaj Islandës pamë anën e djathtë që ishte shumë e mirë. Ndryshime do të ketë. Mund të jetë Uzuni dhe një sulmues përpara. Pjesa mbrapa ka bërë mirë. 2-3 ndryshime nesër do të ndodhin. Nuk ka skuadra të lehta. Duhet të bëjnë lojë të bukur ashtu siç ndaj Islandës. Do i kërkoj skuadrës që të jetë e fokusuar, pasi në fushë ndodh ajo që duhet. Nuk i vlerësojmë kundërshtarët në letër, por në fushë.”

“Në Islandë ne luajtëm, mbizotëruam lojën. Ata kishin një rast dhe shënuan. Duhet të kthehemi te nivelet e mëparshme, por duke punuar shumë. Unë gjykoj se çfarë mund të bëj në shtëpinë time. Nuk e kam mendjen te Franca dhe Turqia. Kërkoj që tifozët të vijnë e të na mbështesin, jo për mua, por për skuadrën. Mavraj është kapiteni i kombëtares shqiptare. Është një zgjedhje definitive. Sa herë të mos jetë ai, është Hysaj ai që do të mbaj shiritin e kapitenit.”-deklaroi Reja.

Reja gjithashtu foli për një formacion të mundshëm për ndeshjen e radhës e cila do të luhet nesër kundër Moldavisë.

“Kemi Uzunin, Sadikun që janë gati, edhe në mesfushë kemi alternativa të freskëta dhe mund të bëj një ndryshim. Në prapavijë e shumta një ndryshim do bëj, sepse luajtëm mirë. Në sulm mund të luajmë me Uzuni e Sadiku, ose Uzuni dhe një nga sulmuesit që luajti në Islandë, por Sadiku e njeh mirë portën dhe di të shënojë”, tha Reja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet